E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia serbe arreston zyrtarin kosovar

Zyrtari i larte i Kuvendit te Kosoves, Mehmet Hajrizi eshte arrestuar mbremjen e djeshme nga policia serbe ne zonen kufitare te rajonit te Gjilanit.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Hajrizi eshte mbajtur per disa ore ne komisariatin e policise serbe pa iu dhene asnje sqarim mbi arrestimin. Sipas burimeve, bashke me te ishte edhe nje person tjeter, i identifikuar si Naser Ahmeti. Burimet shtojne me tej se institucionet kosovare, me te marre vesh lajmin kane kontaktuar zyrtaret e misionit EULEX, te cilet kane mundesuar lirimin e dy shqiptareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›