Policia shoqeron Bizhdilin

Gjithcka ndodhi ne fundin e sfides e cila u mbyll me fitoren e vendasve fale golit te Shazivarit ne minuten e 89-te.
Sipas deshmitareve okular presidenti i Beses ka tentuar te godase me fundin e pistoletes gjyqtarin kryesor nderkohe qe nje gje e tille mohohet nga policia e qarkut Lezhe. Por nga drejtoria e policise kane dy lajme kontradiktore me njera-tjetren.
Ne te paren thuhet se presidenti i klubit kavajas ka tentuar te godase me tavull duhani arbitrin e ndeshjes por qe nuk ka arritur ta godase ate pasi tavulla ka rene ne toke dhe eshte thyer pa i shkaktuar ndonje demtim arbitrit.
Nderkohe qe ne te dyten thuhet vetem se mjeti i forte eshte nje telefon celular dhe nuk permendet aspak nese gjyqtari kryesor eshte demtuar apo jo.
Burime te sigurta te Top Channel prane FSHF bejne te ditur se nga kjo ngjarje kryesori i ndeshjes Sino ka pesuar nje demtim te lehte poshte syrit. Kjo nuk eshte hera e pare qe Bizhdili behet personazh i dhunes ne stadiumet shqiptare.
4 vjet me pare ai gjuajti me kepuce gjytarin Bardhyl Pashaj pas ndeshjes Besa-Kastrioti veprim ky qe u denua nga Komisioni i Disiplines ne ate kohe me vetem 100 mije leke gjobe.