E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK dy kandidate ben hetim

Vetem nje dite pasi PDK-ja dorezoi listen e kandidateve per deputete ne KQZ zevendesshefi i EULEX-it Andy Sparks tha se PDK-ja nuk beri mire qe vendosi ne liste dy persona qe jane nen hetime Fatmir Limajn e Azem Sylen.

Keta dy persona jane duke u hetuar nga EULEX-i per vepra te jashteligjshme.

Sparks tha se ne aspektin ligjor askush nuk eshte i fajshem perderisa gjykata nuk e vendose te kunderten por ai shprehu mendimin e tij personal.

Mbi te gjitha cdonjeri duhet ti pranoje parimet e pergjithshme se cdokush eshte i pafajshem derisa nuk eshte shpallur fajtor. Sidoqofte personalisht mendoj se do te ishte e ndershme dhe me mire per imazhin e Kosoves nese njerezit te cilet jane nen hetime dhe jane subjekt i procedurave gjyqesore te mos futeshin ne gare si perfaqesues te popullit derisa emri i tyre te qartesohej eshte shprehur Ansy Sparks.

Por e menjehershme ka qene kunderpergjigja e Fatmir Limajt.

Besoj qe nuk ka nevoje per sqarime ketu i jep sqarimet ligji. Ne i permbahemi ligjit e jo disponimeve te individeve dhe vazhdojme ashtu sic eshte ligji tha Limaj.

Deklarata e Sparks erdhi pas nje takimi me zevendeskryeministrin ne largim Hajredin Kuci i cili tha se Limaj e Syla jane te pafajshem dhe nuk kane asnje vendim nga gjykata.

Eumlshte nje parim i njohur juridik nderkombetar i mbeshtetur nga e tere bota se cdokush eshte i pafajshem derisa gjykata ta vertetoje nje gje te tille. Dhe te dy personat qe permendet ju jane te pafajshem dhe skane asnje vendim nga gjykata theksoi Kuci.

Ish komandanti i UCK-se Azem Syla eshte nen hetime nga EULEX-i pasi emri i tij permendet ne CD-ne e Nazim Bllaces ky i fundit i vetedeklaruar si agjent i SHIK-ut qe kishte thene se ka kryer krime derisa punonte si agjent i ketij sherbimi.

Kurse ministri Fatmir Limaj eshte nen hetime nga EULEX-i nen dyshimin e keqperdorimit te pozites zyrtare dhe per korrupsion duke iu bastisur zyrat e ministrise qe ai drejton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›