Policia suedeze në kërkim të një arushi Teddy
Share
Policia suedeze ka bërë një apel të pazakontë publik, duke kërkuar informacion në lidhje me një arush pellushi.
Policia në Stokholm ka postuar foton e një arushi Teddy në faqen e tyre zyrtare në Facebook në përpjekje për të ndihmuar një vogëlushe për të gjetur arushin e saj të zemrës.
Kristin Blomqvist tha se vajza e tyre, Tyra, ka qenë shumë e shqetësuar që kur arushi i saj humbi javën e shkuar. Për këtë arsye policia pranoi të ofrojë ndihmë.
Në gjithë qytetin janë ngjitur postera për ariun e humbur.
Ai arush ka një rëndësi të madhe për të. Ajo nuk mund të flejë pa arushin dhe sa zgjohet në mëngjes pyet për të, thotë e ëma.