E Diel, 1 Nëntor 2026

Vogëlushit i hiqet tumori që ishte më i madh se ai (FOTO)

Share

Këto janë fotot prekëse të një vogëlushi dyvjeçar, pasi mjekët i kanë hequr me sukses një tumor që peshonte mbi 14 kilogram.

Jesus Rodriguez, nga Meksika, u lind me këtë tumor beninj, që u rrit nga ana e djathtë e trupit.

Mjekët në kryeqytetin e vendit kanë arritur me sukses tia heqin tumorin atij dhe vogëlushi është kthyer i lumtur në familjen e tij.

U desh më shumë se dhjetë orë që mjekët të hiqnin tumorin nga djaloshi, që peshon vetëm 11 kilogram.

Mjeku përgjegjës për operacionin tha se kjo është hera e parë kur mjekët meksikanë heqin një tumor që është më i madh se edhe vetë personi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›