Policia vazhdon ngritjen profesionale

Policia e Kosovës, në kuadër të Strategjisë Zhvillimore, ka për qëllim edhe ngritjen profesionale të zyrtarëve policorë përmes trajnimeve të ndryshme. Ndër trajnimet e nevojshme për zyrtarët policorë, është edhe ai për hetimet bazike në vendin e ngjarjes.
Në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes trajnimeve primare që zgjasin rreth një muaj, mbahen edhe trajnime bazike të hetimeve në vend të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiteni Baki Kelani thotë për Radio Kosovën se në kuadër të Policisë së Kosovës, bënë pjesë edhe departamenti përgjegjës që përcjellë nevojën e zyrtarëve policorë për trajnime. Sipas Kelanit, përveç trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Policia e Kosovës organizon edhe trajnime të avancuara jashtë vendit.
“Kemi edhe trajnime që zyrtaret policor i dërgojmë jashtë vendit, trajnime qofshin për njësitet e specializuara, departamenteve përkatëse të shtyllës së krimit që kanë të bëjnë qoftë me krim të organizuar, krimet kibernetike, krime financiare etj.”, thekson ai.
Kelani sqaron se Policia e Kosovës për zyrtarët e saj organizon trajnime të specializuara edhe në vend, qofshin ato nga instruktorët vendorë dhe ndërkombëtarë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Qasje ka një numër më i madh i zyrtareve policorë.
“Kemi edhe trajnime që organizojmë brenda vendit ku angazhojmë instruktor të jashtëm për të organizuar trajnime në Akademinë për Siguri Publike. Aty kemi qasje me një numër me të madh të zyrtarëve policorë”, tha ai.
Kelani thotë se trajnimet e zyrtarëve policorë mbahen në vazhdimësi gjatë gjithë karrierës së tyre./Indeksonline/