Skema kriminale e mafias

Tirana po mbytet nga ndotja e nafta e ndalur per shitje dhe skema kriminale e mafias se naftes ku kryeministri eshte pjese po shkurton jetet e cdo tiranasi apo shqiptari
Erjon Brace
Kur cdo dite mijera shqiptare po bien ne varferi duke nisur nga Tirana Kapja e Shtetit eshte instrumenti politik qe po pasuron qeveritaret dhe familjaret. Pasurite kombetare si burime te ekonomise kombetare nuk jane me te shqiptareve por te qeveritareve dhe familjareve. Shqiptaret e zakonshem nuk kane mundesi ti perdorin pasurite e tyre per te mbijetuar qeveritaret dhe familjaret e jashtezakonshem e fuqiplote po i perdorin ato per tu pasuruar.
Ky nuk eshte me korrupsion Ky eshte krim i organizuar qe po shproneson cdo shqiptar dhe po proneson cdo qeveritar dhe familjar. Nafta eshte pasuri kombetare dhe e shqiptareve. Qeveria po i shproneson shqiptaret nga kjo pasuri e madhe. Nafta nuk eshte me pasuri e shqiptareve por e qeveritareve dhe familjareve. Faktet e dala nga hetimi dje dhe sot deshmojne pikerisht kete. Heshtja e Sali Berishes dje dhe sot deshmon se Sali Berisha eshte zoti i plotfuqishem i cdo pasurie kombetare ne kete vend Ai po shproneson shqiptaret. Ai po proneson qeveritaret dhe familjaret. Shqiptaret jane rrogetaret qeveritaret dhe familjaret jane pronaret.
Kjo eshte arsyeja perse ne kerkojme pergjigje sot prej tij
- cila kompani ka sot te drejten e shfrytezimit te vendburimeve kombetare te naftes
- sa jane perfitimet e tyre vjetore dhe sa jane perfitimet vjetore te Shqiperise dhe shqiptareve nga kjo pasuri
Ne pritje te pergjigjes dua te bej me dije per cdo shqiptar
Per hetimin
1. nuk jane dy biznesmene por qeveritare e familjare ata qe drejtojne mafian e naftes
2. nuk jane dy kompani por dhe nje e trete e ngritur politikisht administruar familjarisht favorizuar administrativisht me kater vendburime kombetare te naftes qe ka kryer te njejtin krim shitje te naftes bruto te pa perpunuar ne tregun e brendshem shqiptar ne vitet 2009-2010 nuk ka qene vetem ARMO por edhe nje tjeter kompani qe ka pjese ne mafian e naftes e qe ka sherbyer ne kete operacion kriminal. Sasite kane qene te medha dhe perfitimi edhe me i madh.
Nderkohe sot kemi ne pergjigje per Kryeministrin Berisha
1. Kryeministri genjeu dje ne Fier dhe genjen cdo dite kur thote se rruget po behen me parate e luftes kunder korrupsionit Ato rruge po behen me borxhe te marra anekend botes sepse parate e korrupsionit mungojne ne buxhetin e shtetit dhe shtojne pasurite e qeveritareve dhe familjareve
2. Kryeministri genjeu pardje dhe genjen cdo dite kur thote se ekonomia jone po kalon ylberin mbeshtetur ne eksporte Eksportet jane fiktive dhe instrumenti i faktuar si i perdorur nga mafia e naftes per te perfituar dy here nga pasuria e shqiptareve por edhe nga parate e tyre qe Berisha i perdor per ti stimuluar e paguar si eksporte
3. Kryeminister genjeu mbi pardje dhe cdo dite kur thote se po lufton parate e ardhura nga produkti kriminal. Tenderet pra kontratat qeveritare po perdoren per te mbuluar parate e ardhura nga produkti kriminal dhe Ministria e Brendshme eshte perfshire ne kete krim
4. Kryeministri genjeu gjate gjithe javes kur tha se po lufton pasurite e paligjshme te politikaneve dhe personave te lidhur me ta. Rasti eshte flagrant dhe ne sy te cdo shqiptari. Llogarite e kompanise nen akuze i mbante Ai kontratat per te mbuluar parate e ligjshme i ka nenshkruar Ministri i Brendshem rimbursimin e skemes fiktive e ka paguar Ministri i Financave shtimin e kapitalit te kompanise ne fjale e ka nenshkruar po Ai dhe Ti je sot Kryeministri qe do amnistosh permes amnistise fiskale keto kapitale te krijuara ne kete menyre kriminale.
5. Kryeministri genjeu edhe nje jave me pare kur tha se ndotja ne Tirane eshte pune e opozites. Tirana po mbytet nga ndotja e nafta e ndalur per shitje dhe skema kriminale e mafia-s se naftes ku kryeministri eshte pjese po shkurton jetet e cdo tiranasi apo shqiptari.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme