Policia zbraz godinën e News24 me vendim gjykate, reagon opozita

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në godinën ku aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre media kombëtare News24, përfshirë , BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Veprimet janë kryer në bazë të një vendimi gjykate, i cili parashikon lirimin e ambienteve të objektit.
Sipas të dhënave zyrtare, prona për të cilën bëhet fjalë pretendohet nga shoqëria “KAYO”, e drejtuar nga Ardi Veliu, një kompani e regjistruar me aktivitet në fushën e prodhimit të armëve. Ky aktivitet, sipas informacioneve, do të jetë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishme forca të shumta policie, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë bllokuar hyrjen e stafit të redaksive në hapësirat e punës. Brenda ambienteve të News24 ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Gjithashtu.
Është bere dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në ambientet e brendshme, duke penguar zhvillimin normal të aktivitetit të mediave.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë aksionit nuk janë shënuar incidente fizike apo përplasje mes forcave të rendit dhe stafit të pranishëm. Situata është zhvilluar në mënyrë të qetë, nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa prania e efektivëve ka vijuar për disa orë.
Ngjarja ka sjellë reagime nga disa figura politike dhe përfaqësues publikë, të cilët kanë komentuar zhvillimet. Mes tyre janë Flamur Noka, Dhurata Çupi, Klevis Balliu i cili ndodhej në vendngjarje) , Tedi Blushi, Ervin Salianji, Jorida Tabaku dhe Fatmir Mediu.
Procedurat ligjore lidhur me pronësinë e objektit pritet të vijojnë në kanalet përkatëse.