E Diel, 1 Nëntor 2026

Policisë i kërkohen ‘katër sy’

Javën që mbeti pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të përgatitjeve intensive për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, e ka shqyrtuar dhe pastaj e ka miratuar planin operativ final të sigurisë që garanton mbarëvajtjen e këtij procesi.

Fakti që këto zgjedhje mbahen në gjithë territorin e vendit, edhe në komunat veriore me shumicë serbe, ku nuk ka pasur proces zgjedhor, sipas ligjeve të Kosvës në asnjë palë zgjedhje të pasluftës, e ka shtruar nevojën që plani operativ i sigurisë të jetë shumë i angazhuar dhe gjithëperfshirës në aspektin e angazhimit të mekanizmave të sigurisë, atyre vendore dhe ndërkombëtare.

Derisa beohet që i gjithë menaxhimi i zgjedhjeve do të jetë angazhim vendor, edhe siguria është planifikuar të jetë e tillë, por me një prani të lehtë mbështetëse ndërkombëtare, shkruan Kosova sot.

“Ky plan operativ i sigurisë identifikon të gjitha aspektet dhe fazat operative nëpër të cilat do të ofrohet siguria për zgjedhjet për kuvendet komunale dhe për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës, nëpërmjet planifikimit të duhur dhe me bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të garantuar klimë të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe elektoratin e Kosovës duke përfshirë edhe subjektet tjera të inkuadruar gjatë këtij procesi zgjedhor”, tha burimi i gazetës brenda KQZ-së.

Edhe pas ditës së zgjedhjeve, Policia do të jetë e mobilizuar në masa serioze sepse parashihet që i gjithë materiali i ndjeshëm që trajtohet si i tillë nga KQZ-ja të sigurohet nga Policia, derisa koordinatori i QNR-së me shkresë zyrtare e njofton kryeshefin ekzekutiv të SKQZ-së, përkatësisht KQZ-në kur përfundon ndjeshmëria e materialit në fjalë.

Sipas planit, Policia siguron përcjellje për fletëvotimet nga depoja qendrore e KQZ-së për në depot komunale, nga depot komunale në qendrat tjera./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›