E Diel, 1 Nëntor 2026

Poligamet jeta e gjashtefamiljeve ne Shqiperi

Te tjera rreth shkrimit FOTO Ahmet Bajrami jeton ne Zall Bastar nje fshat pak kilometra larg Tiranes. Ai jeton nen shoqerine e dy bashkeshorteve te tij. 48-vjecari eshte njekohesisht bashkeshorti i Zojes dhe i Mirushes te cilat per ironi te fatit kane edhe lidhje gjaku midis tyre jane vajza tezesh. Poligamia eshte e ndaluar ne Shqiperi por Ahmeti jo aq i informuar per kete ceshtje kishte arsye te forta per te mbajtur me shume se nje grua ne shtepi.

Zoja eshte nje grua e imet shendetlige e urte dhe fjalepake. Kete pershtypje me le gjate rrefimit te saj ne nje videoe cila mund te surprizoje kedo qe i bie rasti ta shohe ne yotube. Ajo eshte nje grua qe jeton nen te njejten cati me bashkeshortin e saj dy vajza nje grua tjeter dhe dy djemte qe i bie te jene djemte e bashkeshortit te saj. Ajo pra jeton ne poligami ndan jeten dhe bashkeshortin e saj me nje grua tjeter e cila eshte edhe kusherire
e saj. Ajo quhet Mirushe. Eshte me e re ne moshe se Zoja dhe eshte lsquomartuar me dashuri me burrin e Zojes Ahmetin. Zoja nuk e ka dashur asnjehere kete jete. Por shorti ra keshtu. Ajo mesoi te jetonte edhe ne keto rrethana. Pranoi kushtet dhe vendimet e te shoqit per te shtuar vatren e tyre me djem te
cilet ajo smundi tia dhuronte kurre Ahmetit. Ne videon e publikuar ne Yotube pas publikimit te pare ne emisionin e pasdites te televizionit Top Chanel jepet e plote panorama e kesaj bashkejetese te pazakonte.

Ahmeti dhe dy grate e tij

Ahmet Bajrami jeton ne Zall Bastar nje fshat pak kilometra larg Tiranes. Ai jeton nen shoqerine e dy bashkeshorteve te tij. 48-vjecari eshte njekohesisht bashkeshorti i Zojes dhe i Mirushes te cilat per ironi te fatit kane edhe lidhje gjaku midis tyre jane vajza tezesh. Poligamia eshte e ndaluar ne Shqiperi por Ahmeti jo aq i informuar per kete ceshtje kishte arsye te forta per te mbajtur me shume se nje grua ne shtepi.
Ne kete video Ahmeti rrefen Kisha tre vajza me te paren gruan e pare. Vendimihellip per tu martuar serishhellip Njelloj eshte si vajza si djalihellip Por nusen e kisha ne pune ne maternitet. Lindje kishte vizita kishtehellip femijet ishin vetem gjithe naten... Ata donin nene nuk ishte problem puna ime. Keshtu u detyrova te marr nje grua te dyte te pakten per te mbajtur femijet e te kishin nje vella edhe vajzathellip

Kamera fokusohet me tej ne nje tjeter ambjent. Eshte rrefimi i Zojes bashkeshortes se pare te Ahmetit e cila edhe pse kane kaluar gati 10 vjet e ka ende te fresket ndjesine e perballjes me insistimin e te te shoqit per tu martuar per se dyti here.
Zoja rrefen Isha shume e merzitur. Gje me te veshtire nuk kishte. Thoshte gjithmone do te martohem per djale do te martohem per djale. Une kisha vetem tre vajza. Do martohem thoshte ska gjehellip do martohemhellip Zoja e kujton edhe momentin kur e ka pare per here te pare Mirushen ne shtepine e saj. Mu dridh trupi...kisha vetem hallin e femijevehellip vetem prej tyrehellip me mire te rrija ketu me vajzat se te shkoja tek prinderithellip

Pas ketij rrefimi shfaqet Mirushja kusherira e saj gruaja e dyte e Ahmetit. Ajo rrefen historine e saj me Ahmetin dhe se si erdhi ne kete shtepi nuse.
Mirushja kishte rene ne dashuri me Ahmetin qe kur ishte 15 -vjec dhe skishte mundur kurre te hiqte dore nga deshira e saj per te jetuar me kete burre. Mirushja rrefen se e kishte te veshtire perballjen diten e pare te mberritjes ne familjen e Ahmetit. Ishte shume e veshtire sepse u futa ndermjet nje cifti. Zoja me priti mire por dicka e forte ishte ne zemren e saj. Edhe une sdo te mund ta perballoja dicka te tille po te isha ne vend te saj.

Por si e perballojne xhelozine keto dy gra qe ndajne shtratin me te njejtin burre prej kaq e kaq vitesh ne te njejten shtepi Mirushja nusja e dyte e shtepise thote se nuk ndihet xheloze. Por ajo mendon se Zoja po ajo eshte xheloze ndaj mejehellip e di me siguri ketehellip cdo kush ne vendin e saj do te ishtehellip
Dhe vertet Zoja ne rrefimin e saj e reflekton dhimbjen qe i ka shkaktuar vendimi i bashkeshortit te saj.

Kur e di dicka pse nderhyn Kur e di qe eshte i martuar me femijehellip Kete mendim kam. Pse futet dikush tjeter tek nje burre i martuarhellip Ka mbetur pa martuar Pune e madhe sduhet te nderhyjehellip Duket si nje revolte por ketu nis e ketu perfundon meria e Zojes.
Ajo vete tregon se gjithsesi bashkejetesa e tyre eshte e paqte. Ata te dyja ndajne te njejtin burre por edhe te njejten shtepi punet e perditshme ndajne te njejten tryeze bisedat familjare femijet e te dyjave jane motra e vellezer dhe duhen shume mes tyre.
Ahmeti nga ana e tij shprehet i kenaqur. Ai thote se bashkejetesa e tyre shkon per mrekulli. Thote se i respekton te dyja grate dhe kane shkuar mire gjithmone te trehellip Netet i kalojne me biseda e shaka ndersa punet i ndajne me se miri mes tyre.

Ahmeti thote se celesi i kesaj marredhenie te suksesshme eshte mbajtja e ekuilibravehellip Duhet te kete nje barazi atyhellip Duhet te punosh e te jetosh me drejtesi ska tolerim ndaj njeres apo tjetres. I blen nje veshje njeres duhet tia blesh edhe tjetres ju jep leje te dyjave per te shkuar tek prinderit e tyre. Nese i trajton njelloj ska vend per zenka e keqkuptime.
Ndarja e shtratit duket eshte nje teme e veshtire per tu diskutuar dhe ata e kane vendosur ne heshtje. Zoja tregon disi me drojtje se Ahmeti fle nje nate me te e nje nate me Mirushenhellip.

Keshtu i kalojne ditet keto dy gra me burrin e perbashket dhe femijet ne kete fshat vetem pak kilometra larg kryeqytetit shqiptar ku jeta moderne e ka fashitur krejt kete zakon te vjeter.

Ne Zall Bastar ne shtepine e Ahmet Bajramit. Dude Bajrami Ja pse u martua djali im per se dyti

Kemi udhetuar per me shume se dy ore per te mberritur ne shtepine e Ahmet Bajramit ne Zall Bastar ne kete fshat te qete ndare prej nje lumi matane malit te Dajtit. Rruga per atje eshte e veshtire. Punimet per Rrugen e Arbrit na detyrojne te bejme ndalesa te here pas hershme. Pas gjarperimesh te gjata mes maleve qe bien thike ne lumin e Brarit ngjitemi maje nje kodre nga ku Zall Bastari duket si ne pellembe te dores. Po ashtu edhe shtepia e Ahmetit rrethuar me zgjoje bletesh ne faqen e kodres perballe. Eshte pothuajse dreke kur mberrijme atje dhe ne shtepi gjejme vetem vajzat e Ahmetit te cilat merren me punet e shtepise. Bashke me to eshte gjyshja. Nena e tyre Zoja se bashku me Mirushen jane ne pyll. Mbledhin humus per token. Tani eshte sezoni kur mblidhet. Kane disa dite qe ikin ne mengjes e kthehen ne mbremje vone. Vajzat jane te ndrojtura. Madje njera nuk e fsheh dot nervozizmin kur kupton pse jemi aty. Ajo sdo te rrefeje asgje. Ndesa motra e saj qe sapo ka mbaruar gjimnazin eshte me e hapur. Ajo nenqesh dhe thote se motra e saj ndihet e turperuar ngaqe historia e tyre u shfaq ne televizion dhe te gjithe ne shkolle diskutonin per kete teme.
I jap te drejte dhe nis te pyes gjyshen me shprese per te zberthyer pak me tej pse ndodh vertet kjo dukuri. Rrefimi i gjyshes eshte befasues.

Rrefimi i 70-vjecares
Gjyshja Dude eshte 70 vjec. Ajo eshte vjehrra e dy nuseve qe jetojne ne poligami me djalin e saj Ahmetin prej me shume se 10 vjetesh. Dudja e di sa e veshtire eshte kjo bashkejetese sidomos per gruan e pare te djalit.

A jeni dakord me kete zgjedhje te djalit tuaj Cmendoni per fatin e Zojes
Une e kam kaluar vete kete qe kalon Zoja. Kam jetuar me nje burre qe ishte martuar disa here. Dikur kjo ishte gje e zakonshme. Ja tani kam 5 djem e nje vajze. Femijet jane te zotit. Ja keshtu. Te gjithe grate e tjera te tim shoqi nuk kishin femije. Ju lindnin dhe ju vdisnin...nuk jetonin. Vetem gruaja e pare e tij kishte dy vajza. Dy djemte e saj kishin vdekur ne moshe 12-13 vjecare. A do te rrinte ai vetem me vajza Pa djem Vajzat martohen ikin ne shtepi te huaj. Ate kohe kishin hallin e tokes. Kujt do tia lije trashegimine Kujt do tia lije token...

Edhe ju vete jetuat me gruan tjeter te burrit tuaj ne te njejten shtepi. Si ishte kjo bashkejetese
Une kam jetuar me shemrengruan tjeter te burrit shume vite. Ajo ishte e vjeter. Kur erdha une ne kete shtepi une isha e vogel isha 13 vjece. Ajo smund te lindte me femije. Por edhe une isha femije. Dy vjet ata me kane mbajtur si femijen e tyre. Ajo me donte mua. Atekohe fqinjet donin te merrnin token tone. Ne nuk kishim djem ne shtepi. Per fshatin kjo do te thoshte se ne ishim shuar si shtepi....

Por ju lindet djem apo jo..
Po me vone me linden djemte njeri pas tjetrit. Trashegimia e familjes u sigurua.

Sa vite jetuat me bashkeshortin tuaj
Jetova me plakun tim 18 vjet. Linda gjate femije te cilet i rrita thuajse vetem...

Po me martesen e dyte te djalit ishit dakord
A doja une qe kjo martese te behej Jo nuk doja. E kam thiken ne zemer vete. E besoj si per vete. E te them te drejten une se kam perjetuar ne kete permase. Pasi gruaja e pare e tim shoqi ishte e vjeter. Ajo ishte per mua me shume si vjeherr. Ndryshe eshte puna me dy grate e djalit. Keta jane te reja te dyja. Me vjen keq per gruan e pare se ajo spati dot djem. Por ja tani e duan djemte e gruas se dyte. E duan si nenen e tyre.

Pse mendon se u martua per se dyti djali
Zoja i ka lindur vajzat te treja me operacion. Nuk mund te rrezikonte me. Ishte anemike. Nuk hante mire. Eshte e dobet edhe sot. Eh...keshtu jane zakonet tona. Se vajzat i kishte si drita...por....Dudja tregon me dore arat e shtepise qe shtrihen nga lugina deri lart ne koder.
Ja keshtu e kemi zakon brez pas brezi luftojme per kete toke mos te na i marrin fqinjet te ruajme mbiemrin...

A druheshit per sherre ne shtepi pas marteses dyte
Dudja tund koken ne shenje mohimi.
Martesa u be me deshiren e Zojes. Ajo e pranoi kete gje dhe sot Ahmeti ka dy djem...i pari 10 vjec dhe i dyti 7 vjec. Me ngazellohet zemra edhe per vajzat se u bene me vellezer.

Poligami mes konfliktesh ne Mat me tre grate e tij ka 5 femije

Ne qytetin e tij ate e njohin te gjithe. Xh.K. tashme ne te 50-dhjetat jeton ne nje vile trekateshe ne qender te Burrelit me dy grate e tij dhe kater femijet. Ai eshte babi i 5 femijeve 3 djem dhe dy vajza me tre gra te ndryshme por njera prej tyre vendosi te linte shtepine e burrit te cilen e ndante edhe me dy grate e tjera gati dy vite me pare dhe mori edhe femijen djale me vete. I martuar ligjerisht ai figuron vetem me gruan e pare me te cilen ka edhe dy femije ndersa te tjerat kane pranuar te martohen me te edhe pse nuk kane nenshkruar asgje ne regjistrat e gjendjes civile dhe e dinin historine e tij. Ai ka vendosur rregulla te forta per grate e tij. Ato jane te detyruara qe ti flasin njera-tjetres te mos zihen te ulen ne tryezen e ngrenies te gjithe bashke... Ndryshe nga historite e tjera kur burrat jane martuar edhe me nje fare mirekuptimi nga grate e para rasti i 50-vjecarit eshte krejt i kundert. Me gruan e pare e cila ishte vetem 16 vjece ai u martuar rreth 15 vjet me pare. Ajo vinte nga nje familje e varfer ne nje fshat te Vlores. Pas lindjes se dy femijeve Xh. K e largon ate nga shtepia se bashku me vajzen e vogel ndersa djalin e mban vete ne shtepi dhe fillon jetesen me nje vajze tjeter te re. Duke qene se ajo nuk i duronte dot rregullat e forta largohet nga shtepia. Menjehere pas kesaj lidhjeje ai fejohet dhe martohet me nje vajze tjeter qe ishte 29-vjece dhe u duk sikur ai i dha fund lidhjeve te tij te shumta. Por sapo ajo u be me djale 50-vjecari u martua serish me nje vajze te re ne moshe dhe te dy grate jetonin ne te njejten shtepi. Por dy femijet e gruas se pare filluan te shfaqnin probleme me dy grate e reja. Ndaj ai vendosi te marre ne shtepi edhe gruan e pare qe te ishte prane femijeve te tij. Keshtu te tre grate filluan jetesen e re se bashku dhe here pas here kishin edhe probleme me njera-tjetren. Ai flinte rregullisht me te treja grate sipas nje rendi te caktuar gje te cilen vazhdon ta beje edhe tani. Kjo marredhenie e komplikuar me grate e shumta ka sjelle konflikte per 50-vjecarin edhe me te afermit e tij. E megjithekete ai vijon ritualin e perditshem. Femijet shkojne ne shkolle ai vijon punet e tij ndersa grate rralle shume rralle i lejon te dalin nga shtepia vec ne raste dasmash apo fatkeqesish.

Artan Kristo hoxha me 2 gra e 9 femije

Historine e Artan Kristos myslimanit nga nje fshat prane Durresit te akuzuarit per terrorizem e mesuam rastesisht nga nje rrefim i tij pak pas daljes nga burgu me mbylljen e procesit gjyqesor.
Ne intervisten e tij botuar me 1 shtator ne nje nga te perditshmet shqiptare Kristo tek rrefen daljen nga burgu dhe ritualet e diteve te tij jashte qelise ka folur edhe per bashkejetesen familjare.
Cili eshte aktiviteti juaj pas daljes nga burgu- e ka pyetur gazetari Artur Korriku. Dhe pergjigja e botuar e Kristos ishte Kjo mund te permblidhet ne dy fjale Shtepi dhe Xhami. Jam cmallur me dy grate dhe me 9 femijet e mi. Me njeren prej tyre kam 6 femije dhe me tjetren 3. Kam 15 vjet qe jam martuar. Shkoj per cdo dite ne xhami ku kryej te gjitha ritet e fese.
Ne perpjekje per te mesuar me shume per jeten e tij ne familjen me dy gra dhe 9 femije e kontaktuam hoxhen Artan Kristo por ai nuk pranoi te ndante detaje nga bashkejetesa e tij per opinionin e gjere. Nuk me pelqen ta bej publike historine time as arsyet qe me cuan mua tek kjo zgjedhje. Perderisa kjo eshte nje zgjedhje personale nuk besoj se do ti sherbente opinionit publik iu pergjigj Kristo interesimit tone.

Flet myftiu i Durresit Redi Quku Islami e lejon poligamine vetem me lejen e gruas

A eshte obligim martesa me me shume se nje grua ne fene islame Nisur nga rasti i hoxhes Artan Kristo pyetem myftiun e Durresit Redi Qukun. Ai na shpjegon se nuk ka njohuri te sakta mbi perhapjen e ketij fenomeni ne radhet e komunitetit mysliman ne Shqiperi. Kjo per shkak se nuk ekzistojne statistika mbi kete lloj bashkejetese.
Por sa e lejueshme eshte fetarisht kjo bashkejetese Myftiu i Durresit i pergjigjet kesaj pyetjeje duke iu referuar nje verseti kuranor nga surja e gruas. Sipas kuptimit te ketij verseti kuranor nje mashkull mund te lidhe kurore me me shume se nje grua pra me dy tre dhe maksimumi kater. Por jo me shume se kater. Nga ana tjeter sipas ketij verseti kjo nuk eshte nje detyre obligative por eshte nje leje e cila kerkon edhe disa kushte pra qe eshte e zbatueshme ne disa rrethana te percaktuara. Nje kusht i pare eshte kufizimi ne numer. Nuk duhet tu hapim rruge spekulimeve qe thone se myslimanet marrin 7 8 9 apo 10 gra.. se po na dalin perbindesha.
Pra maksimumi eshte deri ne kater gra nen te njejten kurore. Dhe kushti i dyte eshte drejtesia ne trajtimin e bashkeshorteve. Sigurisht prirja natyrale eshte martesa monogame pra vetem me nje bashkeshorte. Myftiu i Durresit vijon me tej se poligamia sipas fese islame nuk eshte as urdher as keshille por eshte nje leje e dhene per situata te jashtezakonshme dhe sipas tij nese bashkeshortja e pare nuk e jep lejen dhe pelqimin per nje martese tjeter te bashkeshortit te saj ai nuk mund ta konsumoje kurorelidhjen e dyte.

Elsa Ballauri Poligamia E patolerueshme model shokues per femijet

Femijet rriten me ndjenjen e nje shkelje ligjore dhe morale qe ka bere babai i tyre ku nenat jane persona pa fjale. Pra modeli qe iu krijohet femijeve eshte shokues ata shikojne epersine e mashkullit dhe nenshtrimin e femrave te familjes.

Ne Shqiperi familjet qe jetojne ne poligami duket se nuk jane me raste te vecuara. Ne investigimin tone kemi zbuluar dhe njohur nga afer historite e disa familjeve qe jetojne pastertisht ne poligami. Familja e Ahmet Bajramit nga Zall Bastari ndan kete eksperience jete prej 10 vitesh. Pas marteses se tij te pare nga e cila i linden tre vajza Ahmeti u martua per se dyti. Arsyeja e tij ishte e thjeshte dua nje djale. Dhe ai mori per grua te dyte nje kusherire te bashkeshortes se tij e cila i dha atij dy djem. Gruaja e dyte eshte e lumtur. Thote se e ka dashuruar Ahmetin qe kur ishte 15 vjecare. Gruaja e pare eshte ende sot e tronditur xheloze...e megjithate e kujdesshme aq sa te mos zihen kurre e te mos prishin qejf. Kjo histori eshte vetem njera prej historive tona. Pyetjet qe rrjedhin prej saj jane....

Cfare te drejtash shkel kjo menyre jetese
Poligamia eshte nje lidhje e ndaluar nga ligji. Qe ketu fillon shkelja. Natyrisht qe duhet te dime se poligamia eshte nje fenomen qe e ka shoqeruar njerezimin shume gjate dikur si nje shprehje normale tani si nje rudiment normal. Ka ende vende si vende te Afrikes dhe Azise ne te cilat poligamia eshte nje fenomen i zakonshem. Ceshtja per te cilen diskutoni ju eshte lidhja e nje burri me me shume se nje grua dhe brenda fenomenit te poligamise kjo quhet poligjini nga gjineka - gruaja ne greqishten e vjeter. Poligamia eshte pjese e kultures dhe sic ka ndodhur edhe ne rastet e ketushme kur nje burre nuk permbush detyren e tij per te pasur djale ai e gjen kete duke u martuar me nje tjeter grua. Pra eshte nje rrjedhoje e drejtperdrejte e nje kodi te vjeter qe perpara ketij burri e kane aplikuar edhe gjysherit dhe stergjysherit e tij. Ne e kemi shume fort te ngulitur modelin monogam keshtu qe edhe nje rast i vecuar poligamie behet nje ceshtje shume e debatueshme. Jo se nuk eshte e tille por ne kete rast jane dy drejtime rasti i poligamise si pasoje e kultures/modelit te tradites dhe poligamia si nje dhimbje njerezore e ne kete rast viktima eshte gruaja qe vuan nga mosperfillja dhe mosnderimi qe i ben burri i saj. E para pra kultura natyrisht qe ka me se justifikohet dhe mund te pranohet por e dyta na ve perballe rasteve te dramave familjare inateve sherreve madje edhe tragjedive. Gruaja e pare sidomos eshte e perbuzur dhe ajo ndodhet e vetme ne nje mjedis shoqeror kur askush nuk e zbaton poligamine. Megjithate mund te thuhet se edhe ne vende te zhvilluara ka shume raste te tilla mormonet ne SHBA jane nje grupim i madh qe e respektojne dhe e aplikojne poligamine. Madje ka edhe sociologe qe e pranojne dhe e mbrojne kete lloj marredhenie. Ne rastin e shkeljes se te drejtave mund te them se shkelet nje ligj dhe me pas kemi probleme te tjera psikologjike dhe sociale te gruas dhe femijeve. Gjithsesi peshorja e familjes cekuilibrohet.

Si e gjykoni marredhenien qe lind mes femijeve bashkeshorteve po me ambjentin fshati ku jetojne shkolla ku mesojne femijet
Ne rastin e mormoneve qe permenda eshte nje komunitet i tere qe vepron ashtu beson se poligamia eshte e shendetshme. Dhe ne kete rast edhe pasojat e ketij fenomeni nuk jane aq dramatike sa cmund te jene ne rastet shqiptare. Ne Shqiperi jo vetem te kryesh poligami por te flasesh per te eshte nje sakrilegj. Natyrisht qe familjet qe jane perfshire ne kete marredhenie jane ato te cilat nuk e kane te lehte te perballojne sidomos opinionin shoqeror. Sikurse thashe ka nje pasoje te madhe qe kryesisht bie mbi gruan. Gruaja eshte ajo qe vuan mungesen e respektit te vemendjes menjanimin. Ne familjen shqiptare ku edhe hapesira fizike eshte e vogel natyrisht qe femijet mbeten peng ne mes te drames se prinderve te grave te babait apo ne mes tyre. Nje presion i madh iu vjen nga shoqeria. Femijet rriten me ndjenjen e nje shkelje ligjore dhe morale qe ka bere babai i tyre ku nenat jane persona pa fjale. Pra modeli qe iu krijohet femijeve eshte shokues ata shikojne epersine e mashkullit dhe nenshtrimin e femrave te familjes.

Poligamia eshte e ndaluar me ligjin shqiptar. Megjithate ushtrohet thuajse ne te gjithe Shqiperine. Kush duhet te mbaje pergjegjesi mbi kete fenomen
Nese flasim per nje shkelje ligjore natyrisht qe eshte shteti pergjegjes. Por zakonisht rastet jane jo te pasqyruara ligjerisht qe do te thote se burri nuk i ligjeron te dyja martesat. Ne kete rast marredhenia poligame eshte me teper nje marreveshje mes personave. Eshte me shume nje marreveshje morale qe mund te riparohet me ndergjegjesim te mire dhe kerkese per te respektuar ligjin. Eshte interesante te mendojme se a mund te kemi raste poliandrie kur nje grua ka shume burra...patjeter ne kete rast do te quhej prostitucion.

Cfare ka bere deri me sot shteti shqiptar per ta frenuar kete fenomen Po OJF-te
Nuk mendoj se fenomeni eshte shume i spikatur ne shoqerine shqiptare mos harrojme se jemi shume konservatore dhe nuk falim kollaj ne keto raste. Rastet e njohura jane rudimente te kultures poligamike njerezore ku edhe shqiptaret nuk bejne perjashtim. Por per hir te respektimit te te drejtave te individit dhe ne kete rast te grave dhe te femijeve padyshim qe eshte e rendesishme te kete me shume debat dhe ndergjegjesim mbi kete fenomen.

Ky investigim eshte mbeshtetur nga projekti SCOOP dhe Shoqata Daneze e Gazetareve Hulumtues

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›