E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika duhet te shmanget nga problemet e dites

Lëvizja Socialistë për Integrim beson në fuqinë e gruas në realitetin shqiptar. Ky ishte mesazhi i përcjellë në takimin e realizuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim  që zhvilloi me Lëvizjen e Gruas për Integrim në qytetin e Elbasanit. Që në fillim të fjalës së tij Kryetari i LSI z. Ilir5 Meta u shpreh se duke filluar nga 28 tetori kjo forcë politike ka vendosur që përfaqësimi i gruas në forume të ndryshme të jetë 50%. Me këtë tha Meta LSI synon që gruaja të përfshihet në të gjithë sferën ekonomike dhe shoqërore të jetës pasi gruaja është forca më e madhe e aktivitetit njerëzor
Më tej z. Meta nënvizoi se beson në rritjen ekonomike të Shqipërisë ku një kontribut të paçmuar jep gruaja ndaj edhe punësimi i saj mbetet një prioritet. Sipas tij indikatori i vërtetë i demokratizimit është ai integrimit të gruas, i formimit të saj profesional. Fuqizimi i gruas do të thotë fuqizim i familjes tha Meta dhe familja sot po përjeton tronditje që vijnë nga dukuri negative dhe se është ëpr të ardhur keq që politika nuk i kushton rëndësinë e duhur, që po shmanget me jetën dhe sigurinë e grave, nënave dhe fëmijëve duke hapur debate të pa nevojshme që nuk na ndihmojmë të ecim në rrugën e integrimit evropian dhe prosperitetit. Sot interesi më i madh i vendit dhe shoqërisë është përshpejtimi në BE, që do të thotë një Shqipëri për tërheqëse për investime, shanse e mundësi për të realizuar me vepra e me fjalë barazi gjinore.
Duke  vazhduar në këtë kontekst Meta tha se në këto 22 vite qytetarët kanë fituar një kulturë mjaft të lartë demokratike me konfliktet vulgare që ndodhin në sallën e parlamentit. Nuk është populli shqiptar i papërgatitur për statusin por politika e konfliktit që e pengon. Klasa politike duhet ti përgjigjet këtij niveli pasi nuk bëhet fjalë për interesat e një grupi politikanësh por për gjithë shoqërinë shqiptare
Në takim ka përshëndetur zv Kryeministri Edmond Haxhinasto dhe gra e vajza nga forumet drejtuese të LSI në Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›