E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e ditëve që vijnë, mitingjet e protestat

Java që vjen parashikon një sërë zhvilimesh të rëndësishme politike për vendin. Në fakt gjithçka nis me datën 3 dhjetor, datë kur mbaron afati i vendosur nga Partia Socialiste për kryeministrin Sali Berisha për të kryer hapjen e kutive. Në datën 3 dhjetor përfundon koha të cilën z.Rama dhe aleatët i kanë vendosur Berishës për të kryer hapjen e kutive, ne të kundërt sipas tyre populli opozitar do të shpërthejë në protesta popullore në të gjithë vendin. Por jo vetëm kaq, Edi Rama në cilësinë e kreut të bashkisë më të madhe të vendit, ka paralajmëruar një proteste të bashkive socialiste të cilave qeveria Berisha u ka përgjysmuar taksat. Pikërisht në datën 5 dhjetor, bashkitë socialiste do të dalin në protest në shesh dhe më tej nëse kryeministrit berisha nuk reflekton do të ndërpresin të gjithë shërbimet për komunitetin. Në fakt të gjitha gjasat flasin për një protest të njësuar në datën 5 dhjetor edhe për hapjen e kutive por edhe për bashkitë. Më tej, vijon partia demokratike me mitingun festiv të 8 dhjetorit me rastin e 19 vjetorit të krjimit të saj. Po në të njëjtën ditë, klasa politike shqiptar pritet të njihet me një tjetër zhvillim mjaft të rëndësishëm sic është vendimi i gjykatës kushteteuse për kufirin territorial të ujrave detare. E sakaq më datën 14 dhjetor Partia Demokratike mbledh kuvendin e saj kombëtar për të zgjedhur lidershipin e saj dhe për të bërë analizën e zgjedhjeve parlamentare. Kështu dy javët e para do tu paraprinë festive të fundvitit me një axhendë mjaft të ngjeshur politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›