Policia e Beratit ndalon 25-vjeçarin që grabiste natën
Ndalohet nga policia pasi tenton në këmbejë në lekë 50 euro të fallsifikuara, ndërkohë që rezulton të jetë autor i dyshuar i disa grabitjeve me dhunë të ndodhura në këtë qytet. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat bëjnë të ditur se Ardian Veleshnja, 25 vjeç, banues në lagjen " 30 Vjetori" në Berat është autor i disa vjedhjeve me dhunë të ndodhura ditët e fundit në këtë qytet. Gjatë muajit të fundit kanë mbërritur në organin blu katër denoncime ku akuzohet Veleshnja, i cili gjatë orëve të mbrëmjes pasi qëllon fizikisht gra dhe fëmijë u vjedh çantat dhe celularët. Pas marjes së këtyre denoncimeve ekspertët e policisë nga hetimet e bëra arrijnë të identifikojë si autor të vjedhjeve 25 vjeçarin Veleshnja. Ky i fundit përfundoi në pranga, pasi tentoi të këmbejë në lekë 50 euro të fallsifikuara, ndërkohë që do të përballet me akuzën e " vjedhjes me dhunë". Ai njihet si narkotik dhe ditët e fundit kishte vjedhur me anë të dhunës në rrugët e qytetit dy gra dhe dy minorenë.