"Politika shqiptare të mos humbë shansin e integrimit"
Zëvendëspresidenti i të majtëve në PE, Libor Roucek, njëkohësisht ndihmësreporter për përgatitjen e Rezolutës mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, nënvizoi faktin se të gjitha palët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv në mënyrë që të mos rrezikojnë pezullimin e proceseve integruese.
“Ne po presim që në Shqipëri palët politike të gjejnë mundësinë për dialog. Kjo, së bashku me votën e mbi raportin në tërësinë e tij, do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur me efikasitet drejt integrimit evropian,” shprehet Roucek.
Grupi kryesor Progresist në Parlamentin Evropian nxit autoritetet shqiptare të implementojnë sa më shpejt të jetë e mundur një reformë konsensuale të rregullores së parlamentit, çka do të sigurojë jo vetëm një legjislacion me cilësi të lartë të bazuar mbi një ekspertizë të gjerë, por edhe kapacitete të përmirësuara mbikëqyrëse për parlamentin dhe të drejta e përfaqësim të mjaftueshëm për opozitën në komisionet dhe aktivitetet parlamentare.