E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika te mos preke mesuesit

Politika dhe partitë nuk duhet të ndërhyjnë në arsim. Kreu i Konfederates së Arsimit Xhaferr Dobrusha ka theksuar se nuk do të lejohet që asnjë mësues të largohet nga vendi i punes, për motive politike.

Kjo është edhe një nga pikat e rëndësishme të ligjit parauniversitar.

“Nese behet fjale per lëvizje për largime nga puna për kritere politike, sindikata i garanton se do t’i mbrojë”, tha Dobrusha.Ministri i Arsimit  Myqerem Tafaj tha se mesuesit jane te mbrojtur nga statusi i tyre dhe  se ne korrik do te kete nje rritje page.

“Mesuesit nuk levizin per fushata, statusi i mesuesit eshte i konsoloduar. Në korrik ndodh rritja e pagave dhe jam i sigurt se do te jete me e madhe se ajo qe ndodhi vjet”, u shpreh Tafaj.

Keto deklarata u bene ne nje aktivitet te zhvilluar per 20 vjetorin e krijimit te federates se sindikatave te arsimit dhe shkences.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›