E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, ndërkombëtarët sytë nga Shqipëria

Nuk është një gjë e re që diplomatët e huaj kanë rritur interesimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit në vendin tonë. Jo vetëm impenjimi i ambasadorëve më të rëndësishëm gjatë kësaj kohe, por edhe angazhimi i drejtëpërdrejtë i përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe të Departamentit të Shtetit për çështjet e Evropës kanë treguar se zgjedhjet lokale nuk janë thjesht një proçes votimi me fitues dhe humbës.

Më shumë se një here, të huajt kanë përsëritur se 8 maji është vendimtar për ecurinë e proceseve të vendit tonë drejt BE-së. Një nga takimet e të martës ishte edhe ai i kreut të delegacionit të Komisionit Evropian Ettore Sequi me presidentin Bamir Topi. Duke folur për rëndësinë dhe standartet që duhet të zhvillohen në këto zgjedhje, Sequi konfirmoi faktin se vetëm 2 javë pas 8 majit do të mbërrijë në Tiranë presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso dhe një delegacion i zyrtarëve të lartë të unionit.

Gjatë kësaj bisede, ambasadori Sequi nënvizoi faktin se zgjedhjet e 8 majit janë jetike për proceset integruese të Shqipërisë. Për këtë arsye tha Sequi, duhet që këto zgjedhje të përmbushin standartet e kërkuara nga të gjitha palët në Shqipëri.

Edhe kreu i shtetit shqiptar, nënvizoi se vendi ynë ka nevojë për zhvillimin e një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standarteve demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›