E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika vë në prag paralize Kushtetuesen

Prej qershorit të vjetëm Gjykata Kushtetuese ka mungesë një gjyqtar, ndërsa brenda një muaji pritet që një gjyqtare të shkojë në pushim lindjeje. Gardiani i kushtetutshmërisë do të mbetet me vetëm shtatë gjyqtarë, sa është numri që bën kuorumin.

Një burim brenda Gjykatës i ka thënë Kohës Ditore të shtunën se politika e ka vënë në prag paralize këtë institucion. Kjo për shkakun se asnjë vendim nuk mund të merret nga Kushtetuesja, nëse në mbledhje mungon ndonjë nga shtatë gjyqtarët që do të mbeten. Sipas tij, kjo do të reflektojë edhe në dinamikën e punës.

“Ne shpejt do të kemi situatën që seancat të mos mund të realizohen në rast se do të ketë qoftë edhe një mungesë të vetme të gjyqtarëve”, ka thënë burimi i gazetës. “Politika duhet të lërë mënjanë interesat e ngushta partiake dhe me urgjencë ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së gjyqtarit të ri”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›