E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanët kosovarë:Mosnjohja nga pesë vendet e BE-së, pengesë për vizat

Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka reflektuar në mospërfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave- thonë deputetë dhe ministra kosovarë. Teksa pengesa tjetër besohet të jetë teknike, përkatësisht plotësimi i kritereve të domosdoshme, të cilat nuk janë përmbushur nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, parashikon një periudhë prej afërsisht dy vjetësh deri në përfshirjen e Kosovës në 'Shengenin e bardhë', por nëse paraprakisht do të ketë vullnet politik nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kreu i LDD-së, Nexhat Daci, thotë se Kosova vazhdon të mbetet e izoluar, përderisa kritikon retorikën politike të Qeverisë se integrimi në BE dhe në liberalizimin e vizave, është duke ecur rrugës së duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›