E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanet, pas Samitit per klimen argetohen me prostituta

Punojne diten per te zgjidhur ceshtjet globale te klimes, por ne mbremje dine si t'i dhurojne vetes nje eksperience seksuale... Sfida e vertete e perfaqesuesve ne Samitin boteror per klimen ne Kopenhagen te Danimarkes, mund te mos kete qene agjenda e ngjeshur gjate dites, por nata intensive qe kane kaluar me prostitutat keta burra. Keshtu, Samiti ne te cilin eshte mbajtur konferenca per ndryshimet klimatike, i ka gezuar te punesuarat e zanatit me te vjeter ne bote, prostitutat, te cilat kane pranuar se gjate asaj nate kane pasur shume pune. Edhe pse tema kryesore e Samitit ne Kopenhage, ka qene si te zgjidhet problemi i ceshtjes se ngrohjes globale, ne oret e nates politikanet, afaristet dhe zyrtaret publike e kane shfrytezuar qendrimin e tyre ne kryeqytetin danez, ashtu sic kane ditur me se miri. "Kemi qene shume te zena, pasi politikanet ishin shume te lodhur e kishin nevoje per relaks", pohoi Diana, nje prostitute e licencuar. Per te arritur ne kete perfundim jane vizituar disa agjenci qe merren me nje aktivitet te tille, si dhe nje numer i madh prostitutash, qe jane pyetur nese kane pasur me shume pune naten e Samitit sesa zakonisht, e te gjitha kane vertetuar se Samiti ne Kopenhagen ka qene shume i mire per ekonomine e tyre. "Shume meshkuj ne nje vend, do te thote me shume pune per prostitutat. Ne te njejten krah kemi edhe qeverine, e cila nuk do te ndaloje prostitucionin, keshtu qe ne te vertete u bejme thirrje vizitoreve te kenaqen me ato gjera qe ofrojne prostitutat", ka thene per mediat Dorit Otzen, udheheqese e organizates private "Reden International", e cila punon me prostitutat dhe grate qe kane qene te nenshtruara ndaj dhunes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›