Politikani austriak Jorg Haider vdes në një aksident
Politikani austriak i krahut të djathtë, Joerg Haider ka vdekur në një aksident automobilistik. Policia thotë se politikani 58 vjeçar që ishte guvernator i provincës Carinthia vdiq në orët e hershme të mengjesit kur makina e tij u rrotullua në një rrugë afër Klagenfurt në Austrinë Jugore. Ai kishte marrë dëmtime të rënda në kokë dhe gjoks.
Jorg Hajder arriti ta shëndrronte partinë e vet të krahut të djathtë të Lirisë në një forcë politike të fuqishme në Austri gjatë viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.
Me vonë ai kaloi në aleancën për të ardhmen Austrisë e cila fitoi më shumë se 10 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar. /BBC/