E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo Kandidatet e koalicionit perfaqesojne interesat e qytetareve

Berat 6 prill NOA- Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njekohesisht deputeti i Qarkut te Beratit  Genc Pollo i shoqeruar nga deputetet e PD-se se Qarkut te Beratit Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi jane ndalur sot ne komunen e Kutallise ku kane prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per qytetarin  Dritan Sula.

Ne kemi dashur gjithmone te kemi nje partner tek pushteti vendor sepse komuna Kutalli ka perfituar jo pak nga investimet e qeverise. Mjaftojme te shohim rrugen deri ne Drenovise dhe Samatice e cila do te perfundoje ne Hinge dhe ne Uren e Kucit per te pare ate qe kemi realizuar. Por keto realizime do te ishin bere edhe me mire edhe me shpejt ne qofte se ne krye te komunes do te ishte nje figure e dashur dhe e respektuar qe ua kthente voten dhe votebesimin tuaj ne pune dhe sherbim per ju tha gjate fjales se tij Pollo.

Pollo shprehu besimin se edhe ata qe kane votuar me pare per Partine Socialiste kesaj radhe kane nje shans qe te korrigjojne partine e tyre e cila po degradohet nga njeriu i mbrapsht qe ka ne krye nje njeri qe po e con PS-ne jashte shinave te demokracise po e con drejt perplasjes se dhunshme dhe izolimit nderkombetar. Nderkohe qe me kandidaturen tone te cilen do ta votojne te djathte dhe te majte demokrate dhe socialiste mendoje qe kemi njeriun e duhur per kater vitet e ardhshme dhe ky eshte mesazhi yne per gjithe Kutalline.

Megjithate asnjehere nuk eshte vone dhe asnjehere nuk thuhet kurre. Ne mendojme se sot e kemi kete kandidature kemi nje birin tuaj qe e meriton besimin tuaj per te cilin ne kemi shume deshire qe me date 8 Maj te votojme per te dhe ne date 9 Maj ti themi Miredita z. Kryetar i komunes8230 Ndersa ne kater vitet e ardhshme te realizojme premtimet tona projektet dhe permbushjen e nevojave tuaja.

NOA

Lajme te ngjashmePollo Naco e Mediu fushate ne Polican per kandidatin e koalicionit Kryeministri Fushata reformat sdo braktisen per nje muajKSHH Te merren masa per parandalimin e konflikteve gjate fushates Policia Bashkiake leter Policise Jo simboleve partiake pa autorizimRama Saliu ta harroje Tiranen LidhjeDritan Sula fushata Genc Pollo Kutalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›