Pollo: Kemi arritje në luftën kundër korrupsionit e qeverisjen transparente

Tiranë, 8 qershor, NOA Nën drejtimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, u zhvillua sot mbledhja e përbashkët e Grupit Ndërministror të punës për strategjinë mbi Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente.
Gjatë mbledhjes, ministri Pollo tha se është arritur me të vërtet diçka që nuk mund të pretendonim se e kishim më përpara.
Eshtë arritur një plan veprimi i detajuar, me parashikimet dhe veprimet kapilare në çdo ministri, në çdo agjenci, rishikime tërësore procedurash dhe raportim i saktë për punën e kryer në këtë drejtim. Kuptohet që korrupsioni është i vështirë të identifikohet në një mënyrë pothuaj të plotë. Por jemi të bindur se rregullat e qarta, angazhimi për zbatimin e tyre, e bën korrupsionin pothuaj të pamundur, tha ai.
Sipas tij, fakti që këto rregulla janë ndërtuar në këtë mënyrë shpjegon edhe pse shumë agjenci ndërkombëtare, që monitorojnë qeverisjen e mirë si dhe korrupsionin, i japin nota gjithmonë e më të mira Shqipërisë dhe kanë lavdërime gjithmonë e më të qarta, e të shprehura, për qeverinë shqiptare.
Besoj se me këto ritme që do të ecim, vërtet që do të arrijmë aty ku kemi premtuar, pa harruar ndonjëherë që korrupsioni dhe abuzimi me detyrën ndodh edhe në vendet e zhvilluar, edhe në vendet e pasura. Ne besojmë se ato që i kemi vendosur si detyra do ti realizojmë me një punë të vazhdueshme, permanente por edhe me një ide të qarta, siç është strategjia dhe plan-veprimi që kemi përpiluar tashmë, u shpreh ai.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")