E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeh një grua dhe nis të jetojë me të, e detyron të hidhet nga pallati e të vdesë

Policia e Tiranës konfirmoi se hedhja nga pallati e gruas 44-vjeçare Fraleta Qani Trataraj te 21 Dhjetori, pati si nxitës 33-vjeçarin Fatmir Ahmet Frisku. Detajet e ngjarjes

Tiranë, 8 Qershor 2010 NOA Gruaja që humbi jetën mbrëmë te 21 Dhjetori pas rënies nga kati i tetë i pallatit në të cilin banonte, ishte një vetëvrasje e nxitur nga një 33-vjeçar. Këtë e konfirmoi zyrtarisht pak çaste më parë, policia e Tiranës, në një komunikatë për media.

Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në sajë të një punë operative investigative bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit Fatmir Ahmet Frisku, 33 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane, i denuar më parë për armë mbajtje pa leje.

Arrestimi i të riut, u bë sepse dyshohet se rreth orës 19.00 të ditës së djeshme në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një shtetase 44 vjeçare.

Për pasojë, 44 vjeçarja Fraleta Qani Trataraj është hedhur nga kati i 4 -të i banesës së shtetasit Fatmir Frisku, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet e kryera rezultoi se e ndjera dhe i dyshuari, kishin pak ditë që ishin njohur përpara ngjarjes, ku 33 vjeçari pas qëndrimit në banesën e tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike duke shkaktuar vetëvrasjen e 44-vjeçares Fraleta Tartaraj, me banim në Kurbin-Lac.

Policia tha se materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes, parashikuar nga neni 99 Kodit Penal.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›