E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Socialistet te marrin pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit, ne Otllak

Nuk kane reshtur ftesat dhe thirrjet per socialistet qe te thyejne bojkotin e opozites dhe te marrin pjese ne zgjedhjet e pjesshme per pushtetin vendor. Nje thirrje e tille eshte bere dhe ne Berat, teksa eshte sulmuar lideri socialist, Edi Rama, per te cilin eshte thene se ben si ne kohen e Hoxhes qe kerkon emerimin e drejtuesve vendore nga qendra. Ministri i Shtetit Genc Pollo, prezantoi dje kandidatin e Partise Demokratike per kryetar te komunes Otllak, Muharrem Hoxha. Si kandidati i pare i qarkut te Beratit, ministri Pollo gjate takimit te tij u beri thirrje edhe votuesve te majte te dalin e te votojne per te mirin nder tre kandidatet per kryetar komune. "Une po i bej nje thirrje tere atyre qe me pare kane votuar Partine Socialiste, disa mund te jene penduar disa te tjere jo, qe te provojne qe kane nje fiber demokratike dhe duan te jene qytetare pjesemarres, duan te jene qytetare qe vertete marrin pjese ne punet e komunes, jo raja humbameno, sic do t'i degradoje Edi Rama", deklaroi Pollo ne fjalen e tij. Ministri Pollo deklaroi se Otllaku eshte nje komune ku elektorati i majte nuk mungon; por ky elektorat po ndeshkohet pa te drejte nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, i cili duke bojkotuar garen si parti, por edhe duke i bere thirrje elektoratit te majte qe te bojkotoje. "Ai po e kthen historine politike te shqiptareve ne periudhen para vitit '91, atehere kur kryetaret e komunave i emeronte partia ne qender dhe kur qytetari nuk kishte te drejte te shprehej, te jepte mendim dhe aq me pak te votonte", deklaroi Pollo. Sipas tij, pjesemarrja ne votimet e 15 nentorit duhet te ishte e larte, per shkak se banoret e ketyre zonave do te nxirrnin te zgjedhurit e tyre qe do t'ju perfaqesohen ne menyre te drejtperdrejte interesat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›