E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku, bankat ulin interesat per kredite i rrisin per depozitat

Bankat e nivelit te dyte i kane paraprire politikes se Bankes se Shqiperise per uljen e normes se interesit, duke ulur interesat per kredine ne leke, por nga ana tjeter per te siguruar sa me shume likuiditete kane rritur edhe interesat e kursimeve ne monedhen vendase. Pas nje vezhgimi te Bankes se Shqiperise per normat e interesit ne tregun bankar, mesohet se, interesat per kredine e re te akorduar ne leke tregojne renie ne muajt e fundit, te cilat jane mesatarisht ne 12.86 per qind ose 0.79 pike perqindjeje nen nivelin mesatar te gjashtemujorit te pare. Predispozita e sistemit bankar per lehtesimin e kostos se kredise ne leke evidentohet nga ngushtimi i hendekut te saj me interesat reference, bonot e thesarit. Kjo diference eshte ulur mesatarisht ne 3.6 pike perqindjeje ne muajt e veres, nga 4.8 pike perqindjeje ne fillim te vitit. Por nga ana tjeter per te thithur sa me shume nga kursimet e qytetareve bankat kane rritur konkurrencen duke ofruar norma te larta per depozitat ne monedhen vendase. Keshtu sipas Bankes Qendrore, interesi mesatar per depozitat ne leke ne muajin gusht shenoi 5.94 per qind, ose 0.48 pike perqindjeje me shume se, ne fund te tremujorit te dyte. Te dhenat e Bankes se Shqiperise bejne te ditur se stoku total i depozitave ne muajin gusht u rrit me rreth 25 miliarde leke, ku 90 per qind e tyre ishin euro ose me rreth 4 per qind, duke shenuar rritjen me te madhe mujore gjate ketij viti. Depozitat arriten ne nivelin me te larte qe prej tetorit 2008, kohe kur filloi dhe terheqja e kursimeve, si rrjedhoje e panikut te shkaktuar nga kriza financiare globale dhe qe me pas u shoqerua me nje ngadalesim te ndjeshem, apo dhe ulje te depozitave ne banka. Gjithsesi te dhenat e Bankes Qendrore tregojne se, niveli i depozitave mbetet rreth 19 miliarde leke me i ulet ne krahasim me gushtin e vitit 2008. Por nje zhvillim pozitiv mund te shihet ne ngushtimin e diferences mujore ne krahasim me muajin korrik, ku depozitat ne korrik 2009 ishin rreth 24 miliarde leke me te uleta ne krahasim me muajin perkates te 2008-es. Gushti ka qene historikisht nje muaj i mire per depozitat, per shkak te prurjeve te emigranteve, por kete vit pritshmerite ishin me te uleta, si rrjedhoje e efekteve te krizes globale financiare. Por bankat u treguan mjaft agresive me ofertat e tyre dhe duket se u shperblyen dukshem per kete. Pesha e depozitave ne valute ndaj totalit ka mbetur e pandryshuar, duke zene rreth 43 per qind. Por tendenca e gushtit tregon se euro po behet nje monedhe e preferuar per kursimet, sidomos me forcimin e saj te ndjeshem ndaj lekut gjate javeve te fundit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›