E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Strategji për kalimin nga transmetimi analog në dixhital

Ministri për Teknologjinë e Inovacionin, Genc Pollo Polli kërkon një strategji dhe përcaktimin e datës finale për kalimin nga transmetimi analog në dixhital, pasi sipas tij kjo do sjellë më shumë cilësi e larmishmëri për publikun.
Në konferencën e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, Pollo u shpreh se duhen bërë përgatitjet për televizionin dixhital. "Por kjo kërkon dokumenta të qarta. Duhet miratuar një strategji. Dje u mblodh komiteti për këtë çështje, për të finalizuar tekstin që do miratohet edhe në Këshillin e Ministrave. Falenderoj OSBE-së për konsultimin e operatorëve", theksoi ai. Ministri deklaroi se në një vend si Shqipëria ka hapësirë për televizionn tradicional dhe kur ai të kalojë në platforma dixhitale. Sipas Pollos, pjesë e strategjisë është trajtimi i RTSH. "Për këtë po studiojmë mundësitë që edhe RTSH të kalojë në platformë dixhitale. Të diskutojmë numrin e platformave që do ofrohen. Këtë tranzicion ta bëjmë më pak të kushtueshëm", nënvizoi ai.
Endira Bushati, kryetare e KKRT-së tha se pavarësisht problemeve, televizioni dixhital është afër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›