E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, Jaroslaw Kaczynski hedh kandidaturën për president


Ish kryeministri polak Jaroslaw Kaczynski do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen para kohe për të zëvendësuar presidentin e ndjerë Lech Kaczynski.
Lajmin e ka bërër të ditur vetë vëllai i ish presidentit, Jaroslaw Kaczynski, duke u shprehur se ndihet i nxitur nga ndjenja e detyrës.
Kaczynski, 61 vjec, do të sfidojë në këtë garë kandidatin e partisë në pushtet, Bronislaw Komorowski, i cili aktualisht po kryen funksionin e kreut të shtetit.
Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ndërroi jetë më 10 prill, për shkak të rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte në Rusi.
Në bordin e avionit bashkë me ishe presidentin udhëtonin edhe figura të tjera kyce të shtetit polak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›