Pollo ne Berat Investimet pa pare pikepamjet politike
Berat 24 tetor NOA - Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo ka vizituar zonen elektorale te Beratit ku eshte zgjedhur deputet. Pollo ka marre pjese ne inaugurimin e rruges se fshatit Kudret ne komunen
Poshnje te Beratit si dhe te ujesjellesit te fshatit Hinke.
Gjate fjales se tij ne Kudret tha se Qeveria eshte duke mbajtur premtimet pavaresisht pikepamjeve politike dhe se ne bashkepunim me komunat dhe institucionet e tjera vendore do te realizohen investime edhe ne fshatrat e tjere.
Pollo premtoi aksi rrugor Berat-Lushnje pritet te nise vitin e ardhshem.Investimi i rruges se fshatit Kudret u be nga Fondi Shqiptar te Zhvillimit ne bashkepunim me qeverine shqiptare ka vleren e 60 mije dollareve dhe ka ndryshuar totalisht imazhin e segmentit rrugor i cili kohe me pare ka qene ne nje gjendje shume te rende.
Ndersa ujesjellesi i fshatit Hinke eshte bere me investim prej 380 milione leke.
a.k/NOA