E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari shqiptar dhe ...vizat

Vuajtjeve te gjata dhe persekutimin politik te pronarit shqiptar i erdhi dita e fitores. Vjedhjes se prones qe beri regjimi komunist per 43 vjet me radhe dhe vuajtjes 20-vjecare te fazes se tranzicionit 1990-2010 u erdhi fundi. Pronaret qe per shume vite presin tiu kthehen pronat e tyre te cilat jo vetem qe nuk iu kthehen por jane tjetersuar shkaterruar dhe zhdukur kane bere me qindra letra demonstrata protesta greva urie. Ne emer te padrejtesise qe behet me pronen jane vrare deri tani mbi 9000 persona. Te gjitha ketyre vuajtjeve u dha fund LIBERALIZIMI i VIZAVE
Pse do te ndihmoje pronaret liberalizimi i vizave ne Evrope


Sepse ne pronaret shqiptare kemi fatin e madh qe te shkojme ne Evrope dhe te kerkojme azil politik. Si do te behet kjo Kemi dy arsye te forta qe sipas Konventes se te drejtave te njeriut jane shkelur nga qeveria shqiptare. Azil politik sipas ligjit kane te drejte te kerkojne ata njerez kur 1 - Ne atdheun e tyre ka shkelje te te drejtave te njeriut. 2 - Sepse kane frike nga persekutimi qe u behet ne vendin e tyre per shkak te races fese nacionalitetit anetaresimit ne grupe te caktuara shoqerore ose bindjeve politike


Evropa eshte e detyruar te pranoje kerkesen tone sepse ne qender te veprimtarise se saj eshte NJERIU dhe e Drejta e tij. Partite politike shqiptare qofshin ato demokrate apo socialiste per sa i perket te drejtes se prones nuk kane respektuar deri me sot Kushtetuten e Shqiperise dhe kjo eshte e mjaftueshme per ti nxjerre ato para gjykates se te drejtave te njeriut ne Strasburg. Faza 20-vjecare e tranzicionit tregon se Shqiperia nuk eshte akoma demokratike se qeveriset nga rregulla mafioze te vjedhjes ku korrupsioni sipas te dhenave te BE-se eshte 92. Keto parti nuk jane deri ne kete moment garanci per konsolidimin e demokracise. Sistemi gjyqesor i korruptuar eshte armiku tjeter i pronareve qe nuk kane per te dhene ryshfet.


Ne kete moment pronari shqiptar i zhveshur nga e drejta e prones nga sistemi komunist dhe i persekutuar per gati 20 vjet nga qeverite qe nderrojne cdo muaj ligjet per te mos jua dhene pronen duke pasur si udherrefyes ligjin komunist 7501 qe tjeterson pa baze ligjore pronen e tjetrit quhen ne baze te ligjeve evropiane ne fuqi te perndjekur politik. Perndjekje politike quhet kur nje person perndiqet qellimisht per shkak te races religjionit kombesise bindjeve politike ose te qenit ne nje grup social ketu jemi ne. Aty thuhet se kur perndjekja ndodh per arsye te karakteristikave personale ne rastin tone pronare te shpronesuar ketyre u njihet e drejta per azil.


Arsye tjeter per azil eshte kur jeta e nje personi demtohet per arsye politike dhe liria e tij eshte e rrezikuar. Te gjithe pronaret qe kerkojne pronat e tyre e dine se cfare kualiteti te jetes kane dhe sa prej tyre jane vrare vetem per shkak te amullise se ligjeve ne kerkim te prones se tyre.
Faktikisht ne qofte se sot nje qeveri do te bente ate qe beri qeveria komuniste ne vitet 1946-47 kjo mase njerezisht te shpronesuar do te bente ate qe quhet debim nga trojet e tyre dhe do te merrnin rrugen per te kerkuar azil. Kete nuk e beme dot para 60 vjeteve se kufijte ishin te mbyllur sic jane dhe sot. Tani me hapjen e kufijve ne bejme ate qe nuk e beme me pare pra arratisemi qe te mbrojme veten nga kercenimi qe i behet ekzistences sone nga nje klase politike.


Kjo ishte edhe taktika e serbit me Kosovaret qe vetem me nderhyrjen e Amerikes fituan te drejtat e tyre. Ne nuk kemi fatin e kosovareve dhe Amerika ska interes per ne sepse ne nuk i japim mundesi per te ngritur nje baze ushtarake si ne Kosove. Por Evropa mbajti premtimet per te na ndihmuar dhe na hapi rruget per gjirin e saj pa marre parasysh varferine korrupsionin mungesen e gjykatave te drejten e mohuar te prones. Keshtu ne sipas ligjeve evropiane per te drejten e azilit nje grup social qe te detyruar nga masat e ndermarra nga shteti detyrohemi te braktisim atdheun tone dhe te kerkojme azil politik.


Si fakte merrni artikujt e shoqates Pronesi e Drejtesi te shkruar shpesh nga Rrapo Danushi A. Toro N. Nesturi si Shteti merr tokat tona. Strasburgu zgjidhja Tregoni per jeten dhe burgosjet e tuaja dhe te drejten qe se keni gjetur akoma. Keto jane prova te mjaftueshme materiale. Mos harroni tapite dhe aktet e shpronesimit.


Kthimi i prones tek i zoti eshte dhe mbetet nje ceshtje e pazgjidhur ne Shqiperine per sa kohe qe drejtohet nga qeveri me ligje komuniste. Komunizmi u shemb por politikanet e rinj me premtime se do te ndertonin shtetin e se drejtes do te ndreqnin gabimet e te shkuares se do ta benin Shqiperine si gjithe Evropa kane genjyer deri tani. Pra jemi akoma ne regjim komunist me te eger se ai i pari qe pronat na i mori por dokumentet na i ruajti. Ky eshte argumenti kryesor qe do te paraqesim. Rezultati
Do te strehohemi ne Evrope deri sa te zgjidhet problemi i pronave qe na beri te arratisemi. Po nuk u zgjidh do te rrime ne Evrope deri sa te bashkohet edhe Shqiperia me Evropen. Pershendetje te gjitheve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›