E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo vijon sulmet e PD-së ndaj Arvizusë

polloMinistri i Inovacionit, Genc Pollo, ka vijuar sulmet e mazhorancës në ikje ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për krahasimin e zgjedhjeve të 23 qershorit me ato të vitit 1992.

Lexova sot në gazetë se një personazh publik i Tiranës kishte deklaruar dje në plazh që zgjedhjet parlamentare të cilat sapo lamë pas janë njëlloj për nga rëndësia me ato të vitit 1992. Shpresova që citati të ishte i pasaktë apo që atribuimi i deklaratës të ishte i rremë. Por deri në këto orë të mbrëmjes kur po shkruaj këto radhë nuk kam vërejtur asnjë përgënjeshtrim apo rektifikim nga ana e personazhit. Dhe meqë kësisoj më duhet ta marr gazetën për të vërtetë po kësisoj me duhet të them se personazhit dikush duhet ti sqarojë se kalimi nga një regjim totalitar në një sistem demokratik nuk është i krahasueshëm me një ndryshim të pushtetit që në demokraci ndodh (rëndom) përmes kutisë së votimit. Edhe për të mësuarit vlen shprehja më mirë vonë se kurrë, shkruan Pollo në Facebook, pa e përmendur ambasadorin me emër./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›