Poloni, 15 të vdekur nga përplasja e dy trenave

Bilanci u bë i ditur nga zyrtarët vendas, ndërkohë që mësohet se shumica e të lënduarve janë në gjendje kritike.
Kryeministri Donald Tusk e ka quajtur aksidentin katastrofën më tragjike në Poloni në vitet e fundit. Këto komente ai i bëri pas vizitës sot në mëngjes në vendin ku ndodhi aksidenti.
Në mesin e pasagjerëve ka pasur edhe të huaj, përfshirë disa nga Ukraina, Spanja e Franca, por nuk raportohet që dikush nga ta të jetë mes të vdekurve apo të lënduarve.
Trenat, që bartnin secili nga 350 udhëtarë, po udhëtonin në drejtim të njëri-tjetrit, në të njëjtët binarë, kur u përplasën afër qytetit të vogël të Shzekocinit.
Prokurorët kanë nisur hetimet për të mësuar se si trenat përfunduan në të njëjtët binarë.
/Start/E.B/
2012-03-04 13:37