Romni fiton edhe Uashingtonin

Ai ka marrë 37 për qind të votave, ndërsa ish-senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum, dhe kongresisti nga Teksasi Ron Pol, kanë marrë secili nga 24 për qind.
Romnit i duhej një fitore para “Super të martës”, më 6 mars, ku 10 shtete mbajnë zgjedhjet paraprake në garën e republikanëve për të zgjedhur njeriun që do përballet me presidentin në detyrë, Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.
Romni po përpiqet qe të rimarrë veten si kandidat kryesor në partinë e tij, pas tri humbjeve që pësoi për një ditë nga ish-senatori Santorum muajin e kaluar.
/Start/E.B/
2012-03-04 13:48