E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni eksploziv ne avionin e Kaczynskit

Ekspertët e prokurorisë polake kanë gjetur gjurmë eksplozivi në mbetjet e avionit “Tupolev-154”, ku udhëtonte ish-presidenti Lech Kaczynski.

Lajmin e bën të ditur gazeta polake “Rzeczpospolita” në numrin e sotëm të saj, duke ngjallur habi dhe komente në mediat lokale.

Ndërkohë, nga ana e qeverisë së Varshavës nuk ka pasur një konfirmim por as edhe një mohim të informacionit të publikuar.

Avioni “Tupolev-154” u rrëzua më 10 prill të vitit 2010 në afërsi të aeroportit ushtarak të Smolenskut, në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e Kaczynskit dhe të 95 personave që udhëtonin me të.

Autoritetet ruse që hetuan incidentin të drejtuar nga Vladimir Putin, atëherë kryeministër, arritën në përfundimin se kishte qenë një aksident.

Por pala polake e hodhi poshtë këtë përfundim, duke pretenduar për një ngjarje të organizuar nga pala ruse, për shkak të përplasjeve që ishin verifikuar mes dy vendeve.

Kjo bëri që mes Varshavës dhe Moskës të ftoheshin marrëdhëniet, të cilat nuk janë rigjeneruar as sot, kur priten më shumë reagime ndaj lajmit të publikuar nga “Rzeczpospolita”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›