E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia arrestoi Ahmad Zakayevin

Udheheqesi i kryengritesve cecene ne mergim Ahmad Zakayev eshte arrestuar ne kryeqytetin polak Varshave ku ai pritej te takohej me mergimtare cecen.

Zakayev i cili jeton ne Britani kerkohet nga Rusia per pjesemarrje ne rrembim dhe vrasje gjate luftes se pare ne Ceceni ne vitet e 90-ta.

Me heret ai i kishte thene se kishte ne plan te dorezohej tek prokuroret dhe pritej te shoqerohej nga anetare te Parlamentit evropian dhe polak kur ta bente nje gje te tille.

Nje regjisor teatri per nga profesioni Zakayev ishte zedhenesi jashte shtetit i Presidentit separatist cecen Aslan Maskadov i cili u vra gjate luftimeve me forcat ruse ne vitin 2005.

Ai gjithmone i ka mohuar akuzat kunder tij.

Autoritetet polake e kishin paralajmeruar Zakayevin perpara vizites se tij se ai do te arrestohej per shkak te nje flete- arresti nderkombetare te leshuar nga Moska.

Kryeministri polak Donald Tusk theksoi se Polonia do te marre vendimin per ekstradimin e Zakayevit bazuar ne interesat polake.

Zakayev ishte ne Poloni per te marre pjese ne Kongresin e Ceceneve qe po mbahet afer Varshaves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›