E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Polonia drejt Katarit me dy avionë luftarakë F-16

Frikë nga një sulm ajror. Përfaqësuesja polake mbrohet me forca të shumta Polonia po kalon një moment kritik nga pikëpamja politike pas sulmit me raketa gë vrau dy persona në territorin e saj.

Kjo është arsyeja pse janë marrë masa të rëndësishme për udhëtimin e Kombëtares polake në Katar. Fluturimi drejt Lindjes së Mesme u shoqërua me dy avionë luftarakë F-16 për të shmangur ndonjë incident. Këtë e ka bërë publike Federata me anë të një mesazhi në Tëitter së bashku me një video.

Është e qartë se kjo është një situatë absolutisht e re për të gjithë dhe veçanërisht për lojtarët dhe stafin, por për arsye sigurie ata morën këtë vendim dhe avioni i Kombëtares u shoqërua në kufirin  jugor. Polonia eshte pjesë e Grupit C të Botërorit së bashku me Argientinen, Arabinë Saudite dhe Meksikën: një grup i veshtirë, ku në letër polakët duhet të luajnë shanset për të zënë vendin e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›