E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia mbështet integrimin europian të Shqipërisë

Polonia, e cila pritet të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian garanton mbështetje totale për proceset integruese të Shqipërisë në këto struktura. Me këtë premtim është konkluduar takimi i kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, gjatë një takimi me kryetarin e parlamentit polak Grzegorz Schetina. Këtë qëndirm ka konfirmuar kryeparlamentari polak, pas kërkesës së zonjës Topalli për mbështetje ndaj Shqipërisë.
 

Kryetari i parlamentit, Schetina dhe kryetarja Jozefina Topalli u ndalën në marrëdhëniet politike shumë të mira midis Polonisë dhe Shqipërisë dhe theksuan se ekzistojnë mundësi të mira për të intensifikuar edhe raportet ekonomike dhe veçanërisht shkëmbimet tregtare me interes reciprok.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›