E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja siriane në Francë: S`kam dhënë dorëheqje

Ambasadorja siriane në Francë, ka deklaruar se njoftimi për dorëheqjen e saj në një televizion francez është mashtrim. Të martën,  një televizion francez,  ka transmetuar një intervistë me një grua që pretendon se është ambasadorja siriane e cila ka thënë se po jep dorëheqjen nga qeveria e Presidentit Bashar al Asadit, si shenjë proteste ndaj “ciklit të dhunës” që po shkaktohet nga regjimi i Asadit.

Ambasadorja Lamia Shakur, duke folur sot në një tjetër televizion francez, ka thënë se dikush tjetër ka folur në emër të saj.

Ajo ka thënë se do e padisë  televizionin "Francë 24", për keqinformim.

Vetëm disa orë pas transmetimet të komenteve të saj, rrjeti televiziv ka lajmëruar se intervista mund të ketë qenë mashtrim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›