E Enjte, 5 Nëntor 2026

Polonia njofton: Jo play-off me Rusinë

Polonia refuzon të luajë ndeshjen e play off-it të 24 marsit (në Moskë) kundër Rusisë për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar. Federata polake e njoftoi në dritën e pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse: “Mjaft me fjalë, është koha për të vepruar, ky është i vetmi vendim i saktë”, shkroi presidenti i federatës polake Cezary Kulesza në Tëitter duke shtuar se po punon me federatat suedeze dhe çeke për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA.

Për situatën delikate ka folur edhe ylli i Polonisë, Robert Leëandoëski. Sulmuesi i doli në mbështetje të vendimit të federatës së vendit të tij: “Është vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse në një situatë ku agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon. Lojtarët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës, por ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh”.

Mundësia për të luajtur në rast të një fitoreje në play-off për Kupën e Botës në Rusi ka të bëjë edhe me Suedinë dhe Çekinë, të cilët në fakt mund të shkojnë në Moskë më 29 mars, për finalen e play-off-it, nëse rusët kualifikohen në datën 24 kundër polakëve. Federatat e Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat duhet ose mund të udhëtonin në Rusi në fund të marsit, kishin kërkuar bashkërisht zhvendosjen e këtyre takimeve me një deklaratë për shtyp. Deri më tani, FIFA nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim kundër Rusisë, duke u kënaqur të enjten duke thënë se është “e shqetësuar” për një situatë “tragjike dhe shqetësuese”, sipas presidentit të saj, Gianni Infantino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›