E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky mohon zërat se ka braktisur Kievin: Jemi të gjithë këtu!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë zërat se ai është larguar nga kryeqyteti. Presidenti ukrainas ka postuar një video të tij jashtë administratës presidenciale në Kiev. “Ne jemi këtu. Jemi në Kiev. Ne po mbrojmë Ukrainën.  Lavdi mbrojtësve tanë. Lavdi mbrojtësve tanë ”shkruan Zelensky. 

Në video shfaqen edhe Avokati i Popullit David Arahamiya, kreu i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, Kryeministri Denis Shmygal dhe këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak.

Ai siguroi se ushtria dhe qytetarët mbeten në Kiev.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›