E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalizmi është më shumë se streha e horrave

Nga Ilir Paço

Reagimi  juaj zoti drejtues i Aleances, konfirmon edhe njehere ate qe shpreh titulli i opinionit tim te botuar ne Tema. Ju konfirmoni edhe njehere akoma se cfare do te thote nacionalizem.

Ju nuk pranoni mendimin e kundert nga i juaji, sepse sipas jush te kritikosh qendrimet e dikujt, aq me shume te nje nacionalisti, eshte nje krim i rende. Dhe ai qe guxon eshte patjeter i shitur

Dhe e dini pse ju reagoni keshtu? Sepse jeni mesuar tu qendrojne pas kraheve disa gazetare te vegjel dhe “intelektuale” kompleksive qe mendojne se emri dhe dinjiteti, vendoset duke share racat, fete dhe vendet e tjera, por qe ne rastin me te pare do shiteshin per 2 akra apo per 2 aspra. Sepse jeni mesuar gjithashtu qe te mbeshteteni nga mediat, me shume sesa per patriotizem, per faktin se presin prene e radhes per skupe.

Dhe keto askush me mire se ju, nuk mund tua ofroje me iniciativat qe promovoni, si ndryshimi i emrave te me shume se gjysmes se Shqiperise.

Ju e tradhetoni veten dhe gjithe kategorite e moralit njerezor, te cilat cdo qenie mendon se promovon, kur thoni se do te perdorni te njejtin standart per toponimet si fqinji yne jugor. Pra per ju nuk kane rendesi standartet demokratike dhe ato morale, por realizimi i qellimit. Sepse nese fqinjet tane kane vepruar gabim, duke shkelur standartet edhe ju kerkoni qe te beni te njejten gje, ndonese jeni njeri I ligjit.

Ja pra se cfare eshte nacinalizmi. Eshte me shume se streha e fundit e horrave, qe kane djegur boten pergjate shekujve, e deri se fundi, jo larg, por ne ish jugosllavine e Milloshevicit. Eshte e pakta, te duash t’i mbyllesh gojen gjithkujt qe nuk mendon si ti. Eshte te merresh me aspekte private dhe konspiracione qe nuk kane asnje baze. Ndersa opinion im eshte thjesht dhe vetem, nje opinion personal i nje gazetari dhe asgje me shume.

Nuk ka te beje as me televizionin ku une punoj dha as me simpatite apo perkatesite e mia politike e shoqerore. Une jam i hapur dhe i paster dhe sado te hulumtoni ju dhe ata qe shfaqen ekraneve pas kraheve tuaj, nuk keni asnje shans te me perbaltni . Por une kam avntazhin, te refuzoj t’i hyj luftes personale dhe biografike se nuk eshte ne kulturen time, juve nuk duhet ta refuzoni per kulture, por per interesin tuaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›