E Enjte, 5 Nëntor 2026

Polonia përballë Andorrës, Sousa e merr seriozisht

Dy ndeshjet e fundit të Grupit I për kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022” janë të rëndësishme për fatet e Polonisë. Përfaqësuesja drejtuar nga Paolo Sousa aktualisht mban vendin e dytë me 17 pikë dhe ndeshjet ndaj Andorrës dhe Hungarisë konsiderohen si finale. Nuk imagjinohet që kundërshtari i rradhës siç është Andorra ti prishë punë Levandovskit me shokë, pasi një sukses i tillë do të thotë se vendi i dytë është i siguruar.

Shqetësimi i vetëm në skuadër është gjendja e portierit të Juventusit, Shezny i cili nuk ishte në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, ndërsa të gatshëm për të mbrojtur kuadratin janë Kamil Grabara i (FC Copenhagenit) dhe Łukasz Skorupski i Bolognjës.

Aspekti që ndoshta mund të shqetësojë polakët është ndryshimi klimaterik. Ditën e ndeshjes në Andorra termometri do të tregojë 16 gradë dhe lagështia e ajrit do ët jetë 63%. Ndërsa në Varshavë temperaturat vazhdojnë të jenë në -2 gradë.

Trajneri Paolo Sousa ka komentuar cilësitë e kundërshtarit, edhe pse në letër Polonia është favorite, Sousa kërkon përqëndrim maksimal nga lojtarët e tij. “Andorra në shtëpi luan një futboll agresiv. Pres një ndeshje të vështirë. Shpresoj që arbitri të jetë në lartësinë e duhur dhe të mos mendojë për nivelin dy skuadrave”.

“Do të doja që lojtarët e mi të përqendroheshin sa më shumë në këtë takim. E di që nuk do të jetë e lehtë dua të theksoj se ndeshja e mëparshme kundër Andorrës nuk ishte e këndshme për ne. Krijuam shumë mundësi në pjesën e dytë, por ishte e vështirë për të gjetur golin e parë. Ne duam të sigurohemi që cilësia jonë të jetë më e lartë se ajo e rivalit tone”, ka deklaruar Sousa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›