E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zvicra “tremb” Italinë

Ndoshta nuk e kishte planifikuar që të luftonte deri në fund të eleminatoreve me kamionët e Europës për një biletë në “Katar 2022” por është e vërtetë. Murat Yakin dhe Zvicra e tij shpresojnë t’i bëjnë një surprizë të hidhur Italisë së Roberto Mançinit të premten në “Olimpico”, stadiumi ku pak muaj më parë helvetët u thyen 3-0 nga të kaltërit për llogari të fazës së grupeve në Euro 2020.

Gjithsesi, me kalimin e muajve edhe situate ka ndryshuar. Sot Zvicra luan për një vend në botëror dhe stacioni Romë është thirrja e fundit për të arritur vendin e parë në grupin që komandohet nga Italia vetëm për shkak të diferencës me të madhe të golave që ka krahasuar me helvetët.

Yakin, ish-trajneri i Baselit, sot ka marrë përsipër trashëgiminë e Petkovic, ndërsa numëron 49 ndeshje me fanellën e Zvicrës si lojtar. Dy tituj si trajner dhe një çerekfinale të Ligës së Europës ndërsa në drejtimin e Zvicrës arriti t’i bënte ballë Italisë në një grup aspak të lehtë, duke i ndalur djemtë e Mancinit në një barazim shpresëdhënës.

Sipas emdiave italiane, Yakin, mik i ngushtë i Igli Tares me të cilin  ka luajtur në radhët e Kaiserslautern, nuk e ka humbur besimin, aq më tepër në një situatë të komplikuar për Italinë që do të luajë pa Verrattin, Immobilen dhe Chiellinin.

 “Duam të kualifikohemi në Katar pa u ndeshur në fazën play off të grupeve. Shkojmë në Romë për të fituar dhe mendoj se një gjë e tillë është e mundur. Italia është favorite por e tillë ishte edhe në vitin 2018 kur e la jashtë botërorit Suedia”, thekson Yakin.

Një motivues i lindur. Të gjithë në Zvicër besojnë se ai do të luajë edhe për një barazim dhe më pas të tentojë parakalimin në ndeshjet e fundit të grupit duke synuar të shënojë sa më shumë ndaj Bullgarisë.

“Është një situatë shumë e qartë. Kush i fiton të dyja takimet do të shkojë në Kupën e Botës”, thekson Yakin, njeriu që mund të ridimensionojë kampionët e Europës.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›