E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia zgjedh Presidentin Komorowski mund Kaczynski

Sipas exit-polleve kandidati i Platformës Civile ka marrë 53 %të votave kundrejt 47 % të kundërshtarit

Sipas rezultateve të exit-polleve të para Bronislaw Komorowski, kandidati i partisë liberale, Platforma Civile, ka fituar balotazhin në përballjen me kundërshtarin e Partisë Ligj dhe Drejtësi, Lech Kaczynski. Informacionet e para flasin për një diferencë të ngushtë mes tyre, përkatësisht 53% kundrejt 47%, por më se të mjaftueshme për ta shpallur 58-vjeçarin Presidentin e ri të vendit. Sipas të dhënave të para pjesëmarrja në votime ka qenë 56.2 për qind. Rezultatet përfundimtare priten të dalin mëngjesin e sotëm. Mbi 30.5 milionë polakë votuan dje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja e Presidentit Lech Kaczynski, në një aksident ajror në afërsi të qytetit rus Smolensk më 10 prill. Qendrat e votimit u hapën në orën 6:00 dhe u mbyllën në orën 20:00. Në raundin e parë të zgjedhjeve Bronislaw Komorowski, arriti të merrte rreth 41% të votave, por jo shumicën absolute për t’u zgjedhur President i vendit, ndërsa kundërshtari i tij Jaroslaw Kaczynski 35,8%. Bronislaw Komorowski, 58 vjeç, kryetar i Parlamentit, mori funksionet e kreut të shtetit menjëherë pas aksidentit së Lech dhe Jaroslaw Kaczynski, 61 vjeç, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, vëllai binjak i Presidentit të ndjerë. Sipas të dhënave të publikuara, pjesëmarrja në zgjedhje në raundin e parë, ishte rreth 30 për qind, mjaft e ulët në krahasim me zgjedhjet e shkuara. Kjo ishte një nga fushatat më të çuditshme në Poloni për vetë rrethanat në të cilat u zhvillua.

Në vend të një fushate normale, kandidatët kundërshtarë i kanë kufizuar shumë sharjet reciproke për njëri-tjetrin dhe debatet e ndezura televizive janë shmangur thuajse krejtësisht. Kjo atmosferë pas vdekjes së të vëllait e vendosi kundërshtarin e Jaroslaw-it, Bronislaw Komorowski në një pozicion të vështirë. Ai është edhe Presidenti në detyrë dhe anëtar i partisë së djathtë Platforma Civile, partia qeverisëse në Poloni dhe mbi të gjitha ka kryesuar pjesën më të madhe të sondazheve parazgjedhore. E megjithatë, fushata e tij ka qenë disa e vakët . Para se të ndodhte tragjedia, sipas sondazheve, fitues i sigurt ishte Komorowski edhe pse presidenti i ndjerë pritej të rikandidonte. Ai u përpoq që të mos shfaqej si një kritik i ashpër i Presidentit të vdekur dhe ka qenë i kujdesshëm kur ka kritikuar vëllain e tij binjak. Ky i fundit ka qenë edhe më i butë. Por që pas asaj që i ndodhi vëllait, binjaku i tij kandidat duket se ka ndryshuar, së paku së jashtmi. Edhe taktikat e tij janë kufizuar shumë. Ai i është shmangur shfaqjeve publike të tepruara dhe nuk e ka sharë thuajse asnjëherë kundërshtarin në të gjitha debatet e zhvilluara. Sipas sondazheve të fundit gara e sotme do të jetë kokë më kokë. Para se të ndodhte tragjedia, sipas sondazheve fitues i sigurt ishte Komorowski edhe pse Presidenti i ndjerë pritej të rikandidonte. Anëtari i Platformës civile, Komorowski mbështetej kryesisht nga njerëz të rinj e të arsimuar në qytet, ndërsa Kazyncki nga të moshuar që jetonin në zonat rurale.
Shumë mendojnë se tragjedia e Smonleskut influencoi në rezultatin e zgjedhjeve.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›