E Diel, 1 Nëntor 2026

Polifonia gjirokastrite kalimi i stafetes nga nje brez ne tjetrin

05/10/2010Projekti zbulimi i te rinjve me talent dhe krijimi i artisteve te ardhshem te ketij zhanri

Gjirokaster- Nje vit me pare ne naten e dyte te Festivalit Folklorik Kombetar te Gjirokastres poeti dhe rapsodi himarjot i polifonise labe Lefter Cipa me tha shkurt Ne fillim erdha pak i trishtuar por do iki entuziast nga festivali sepse ketu gjeta te tri gjeneratat e popullit tim ne kenge dhe ne valle. Gezohem ku marr mesazhe dhe deshmi te kalimit te stafetes nga nje brez ne tjetrin.

Te mesosh polifonine...

Sivjet themeluesi i grupit polifonik te Pilurit me fame nderkombetare duhet te ndihet krenar pasi per te ka menduar Roland Cenko i cili do te mundesoje trajnimin disa mujor te nje grupi te rinjsh nga qyteti i Gjirokastres mundesuar nga programi Bota e ndryshimit mbeshtetur financiarisht nga Fondacionit Vodafone Albania.

Sipas tij shtate artiste te rinj te perzgjedhur ne shkollat 9-vjecare te qytetit te Gjirokastres do te mesojne huqet e polifonise labe ne nje trajnim disa-mujor.

Solisti i grupit polifonik te Gjirokastres Roland Cenko qe do te trajnoje keta te rinj dhe ne perfundim te projektit do te publikoje nje album me kenge te kenduara prej tyre.

Nuk ka me interesant se sa te bashkosh brezat me shume se polifonia art shpirteror qe eshte i vetmi qe ka fituar vleresimin boteror duke marre titullin nga UNESCO si kryeveper e trashegimise orale te njerezimit u shpreh Cenko. Ai thote se polifonia e trasheguar nga njera gjenerate ne tjetren u ngadalesua si proces pas viteve 1990. Nese ne arrijme te percjellim vlerat qe na falen brezat e meparshem dhe ato qe krijuam vete tek brezi pasardhes atehere ne kemi bere shume. Zv/drejtoresha e Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres Elenita Roshi shprehet se projekti parashikon te zbuloje nje grup te rinjsh te talentuar mes tyre dhe vajza me deshire per te kenduar duke konfirmuar besimin se rinia gjirokastrite eshte e ndergjegjshme per vlerat e trashegimise shpirterore. Ajo shton se Organizata do te mundesoje pergatitjen e kostumeve popullore per kete grup te rinjsh nga grate artizane gjirokastrite.

Vasil Tole kompozitor etnomuzikolog anetar i Akademise se Shkencave dhe i Keshillit Nderkombetar te Muzikes IMC prane UNESCO-s duke e vleresuar projektin thote se ne jug te vendit ekzistojne tre modele iso-polifoni dyzereshe trezereshe dhe katerzereshe. Iso-polifonia 2 zereshe marrje dhe prerje qe kendohet nga burra dhe gra ka nje shtrirje te gjere gjeografike nga Shqiperia e Mesme deri ne Jug. Ajo kendohet kryesisht nga gra te qytetit te Gjirokastres burra te fshatit Dukat te Vlores por edhe tek Arbereshet e Kalabrise Itali ku ka nje perhapje dhe nje perdorim te gjere edhe sot e kesaj dite. Iso-polifonia trezereshe burrash sipas Toles mbizoteron ne jug te vendit dhe ne disa qytete si Permet Korce Leskovik Vlore Delvine etj. shoqerohet me saze ndersa iso-polifonia katerzereshe konstatohet vetem ne folklorin muzikor lab. Tole shpjegon se kjo forme reflekton te njejtat tipare si trezereshi por me nje ze plus hedhesi. Ky ze eshte karakteristik per kenget polifonike te Gjirokastres te bregdetit dhe Himares ato te njohura permes interpretimeve te grupit polifonik te Xhevat Avdallit thote Tole. Ai pranon se Neco Muka i njihet edhe konsolidimi i zerit te hedhesit ne kenget polifonike te Bregut.

Per te roli i hedhesit ne kengen labe nuk eshte dukuri e re por ne ndryshim nga masivi i kenges labe qe shfaqet me shume vertikal se sa horizontal.

Kenga polifonike e qytetit te Gjirokastres zhvillon dhe shfaqet ne gjithe Laberine. Ndryshe nga qytetet e tjera muzika popullore qytetare gjirokastrite nuk pranon futjen e veglave muzikore tradite qe vazhdon edhe sot perfundon Tole.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›