E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pompeo vizitë zyrtare në Gjeorgji

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shprehu sot mbështetjen e tij për “sovranitetin” e Gjeorgjisë, në një kohë kur Rusia po shtrin influencën e saj në Kaukaz, si dhe për institucionet gjeorgjiane të goditura nga një krizë post-zgjedhore. Kreu i diplomacisë amerikane u takua në Tbilisi me presidenten, Salome Zourabichvili, kryeministrin, Guiorgui Gakharia dhe ministrin e Punëve të Jashtme, David Zalkaliani. “Sekretari amerikan i Shtetit dëshiron të nënvizojë mbështetjen për sovranitetin e Gjeorgjisë”, theksoi për gazetarët që e shoqëronin një zyrtar i lartë amerikan, duke kujtuar se 20% e vendit është i pushtuar nga rusët, duke iu referuar rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›