E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vincent Reffet: “Jetman” francez vdes në aksident trajnimi

Një sportist ekstrem francez, i famshëm për bëmat e fluturimit duke përdorur pasije fluturimi dhe krahë me fibra karboni, është vrarë në një aksident trajnimi në Dubai.

Vincent Reffet ishte pjesë e kompanisë Jetman Dubai.

36-vjeçari u bë viral për fluturimet mbi bregdetin e qytetit të Gjirit dhe Alpet.

Një deklaratë tha se Reffet vdiq “gjatë trajnimit në Dubai”, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm. Tani po zhvillohet një hetim për vdekjen.

“Vince ishte një atlet i talentuar dhe një anëtar shumë i dashur dhe i respektuar i ekipit tonë,” tha deklarata. “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe punuar me të.”

Reffet ishte fëmija i një parashutisti dhe kishte kryer hedhje të shumta gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë BASE-kërcimin nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.

Ai u bë i njohur për fluturimet e tij me Jetman Dubai, krijuar nga piloti zviceran Yves Rossy – i njohur vetë si “Jetman”. Pajisjet e Rossy lejojnë pilotët e grupit të fluturojnë me shpejtësi deri në 250mph (402km / h).

“Gjithçka që bëjmë është diçka e re,” i tha Reffet agjensisë së lajmeve AFP në një intervistë muajin e kaluar. “Ne kemi kaq shumë ëndrra dhe jeta është kaq e shkurtër”.

Historitë e Reffet shpesh bëheshin virale në mediat sociale, përfshirë një rast kur ai u hodh nga një mal në një aeroplan në lëvizje me kolegun francez Fred Fugen. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›