Ponari Sigurimi nga rreziqet natyrore eshte domosdoshmeri
Referuar permbytjeve te fundit ne vend por sidomos ne veri Ponari shprehet se nese familjet do te kishin siguruar pasurine e tyre ndaj fatkeqesive natyrore sigurim qe nuk kushton shume tashme fatura do te merrej persiper nga kompanite e sigurimit. Eksperienca tregon se llogariten rreziqet potenciale te nje vendi ne nje vit dhe mbi kete baze behen edhe kerkesat per mbulim. Me
konkretisht nese Shqiperia ka nje rrezik potencial prej 300-400 milion euro ne vit atehere llogaritet se sa duhet te jete cmimi i ketij mbulimi dhe mbi kete baze caktohet edhe primi i sigurimit i cili varion nga 15 deri 40 euro per familje shprehet Ponari.
Z.Ponari ne fillim te ketij viti Shkodra u permbyt ashtu sic ndodhi dhe tani vecse permasa e kesaj permbytjeje eshte lakuar disi me e rende. Shtetit do ti duhet te paguaje nje fature te madhe lidhur me kete. A mendoni se kjo mund te ishte parandaluar deri diku apo tregu i sigurimeve ka alternative per zgjidhjen e ketij problemi
Ngjarje te tilla si permbytjet termetet rreshqitjet e dherave ne qytete e fshatra breshri dhe stuhite natyrore klasifikohen ne gamen e rreziqeve natyrore dhe si te tilla mbulohen ne sigurim. Por cdo te thote te jesh i siguruar nga rreziqet katastrofike natyrore Do te thote te kesh nje pakete sigurimi ku perfshihet e gjithe popullsia duke bere ne kete menyre te mundur mbrojtjen e saj. Per shume arsye dhe per mungese kulture te nje fushe te rendesishme si industria e sigurimeve njerezit sot njohin vetem sigurimin e makinave. Por dhe ate e njohin si nje takse dhe jo si kerkese te ligjit pasi ka plot qe edhe kete kerkese te ligjit nuk e zbatojne ndaj jo pak jane debitore per demet e shkaktuara. Kjo shifer i kalon 5 milione euro. Nga ana tjeter njohin ato sigurime qe bankat i detyrojne ti kryejne per shkak te sigurimit te kolateraleve qe kane si pasoje e kredive qe kane marre. Pjesa tjeter e popullsise nuk do tia dije per to. Sigurimet vullnetare jane mjaft te uleta per disa arsye. Sot shqiptaret konsumojne produkte sigurimi rreth 18 euro per fryme. Pra nje nga vendet me te varfra ne bote kur vendet fqinje kane mbi 100 euro ndersa vendet e komunitetit europian konsumojne mbi 2500 euro per fryme ne vit. Kompanite e sigurimit ka vite qe i kane ofruar tregut gjithe gamen e produkteve qe ofron cdo kompani perendimore por mungesa e kultures dhe pergjegjesise individuale apo e mendesise se vjeter qe per cdo njeri kujdeset partia si ne socializem pra qeveria bashkia komuna eshte krijuar nje klime ku cdo gje i kerkohet shtetit qeverise dhe organeve qeverisese lokale. Thene kjo sigurimi i pasurise nga katastrofat natyrore eshte absolutisht zgjidhja ideale dhe njekohesisht hapi i pare i domosdoshem qe cdokush duhet te ndermarre per te mbrojtur veten dhe investimin e tij nga fenomene te tilla natyrore dhe ne kete menyre te mbrojme se bashku buxhetin e shtetit e ta perdorim ne destinacionet qe po shkon si ne infrastrukture apo sektore te tjere te ekonomise. Nderkohe qe tregu i sigurimeve ben rigjenerimin e forcave financiare te ekonomise dhe individeve forcon personalitetin e njerezve dhe krijon hapesirat e domosdoshme e mundesi te medha rikuperimi pasi kthen ne gjendje te meparshme financiare duke mundesuar demshperblim duke riparuar demet duke krijuar fonde kompensimi apo forma te depozitave te kursimit. Gjithashtu sigurimet mbrojne kedo nga pergjegjesite financiare gjate ushtrimit te profesionit dhe gjate punes se tyre. Ne kete menyre mjeket avokatet ekonomistet farmacistet inxhinieret prokuroret keshilltaret etj. jane te gjithe te mbrojtur nga demet qe mund tu shkaktojne paleve te treta.
Keni propozuar disa muaj me pare qe shteti te marre parasysh hartimin e nje ligji per sigurimin ndaj fatkeqesive natyrore. Sa eshte degjuar opinioni i kompanive te sigurimit ne kete aspekt dhe cfare do te sillte realisht nje ligj i tille
faredo qe te ndodhe asnjeri nuk e shikon pergjegjesine te vetja por tek strukturat shteterore. Shteti nga ana e tij ka funksionet e veta dhe natyrisht edhe pergjegjesite. Ekspertet e fushes se sigurimeve jane te vetmit ne industri te cilet prodhojne ide por gjithmone kanalizohen nga ekspertet si interesa te ngushta biznesi dhe shikohen me xhelozi. Per te realizuar mbrojtje nga katastrofa te tilla natyrore nje nder menyrat eshte qe shteti te bleje bonde katastrofash ne tregun nderkombetar te risigurimeve. Kjo ndodh kur tregu kombetar nuk funksionon ashtu sic duhet. Nderkohe qe ne rastin e nje tregu sigurimesh te nje vendi si i yni ku operojne operatore te fuqishem strategjike atehere pergjigja eshte tjeter. Ky treg e luan me se miri kete rol dhe mund ta permbushe me sukses kete detyre. Vendet perreth nesh e kane perfunduar kete dhe kane hyre ne faza te reja. Por si mund te realizohet dhe sa jane shpenzimet per familje. Eksperienca tregon se llogariten rreziqet potenciale te nje vendi ne nje vit dhe mbi kete baze behen edhe kerkesat per mbulim. Me konkretisht nese Shqiperia ka nje rrezik potencial prej 300-400 milione euro ne vit atehere llogaritet se sa duhet te jete cmimi i ketij mbulimi dhe mbi kete baze caktohet edhe primi i sigurimit i cili varion nga 15 deri ne 40 euro per familje. Paguhet nje here ne vit dhe mbulon te gjitha rreziqet qe permendem me lart dhe do te bente sado pak te mundur zbutjen e pasojave ekonomike dhe sociale qe sjellin ngjarje te tilla si permbytjet e diteve te fundit ne Shqiperi. Ne kete menyre shmanget perfundimisht pergjegjesia e shtetit dhe krijohet pavaresia e cdo familjeje nga shteti. Industria i ka propozuar qeverise sigurimin e detyrueshem jo me pak se 5 vjet te te gjithe banesave qe shkojne per legalizim. Kjo do te bente te mundur krijimin e nje portofoli te dyfishte sigurimesh dhe natyrisht nje mbrojtje te te interesuarve per ndertimin e tyre. Pra do te kishim mundesi me te medha identifikimi e parandalimi te objekteve te ndertuara ne vende jo te lejuara pasi asnje shoqeri sigurimi nuk mund te marre ne sigurim objekte te cilat jane te ekspozuara 100 ndaj rreziqeve te hapura apo te paracaktuara.
Si eshte eksperienca ne bote lidhur me kete aspekt A ka ligje per sigurimin ndaj fatkeqesive natyrore dhe sa e zgjidh problemin nje ligj i tille
Bota ka vite qe keto lloj sigurimesh i ka bere me ligj pasi ato ndikojne negativisht ne disa faktore te cilet mund te cojne ne perkeqesim te stabilitetit fiskal dhe performances makro ekonomike duke i detyruar qeverite te prekin fonde te paparashikuara. Prandaj eshte i domosdoshem nje ligj i tille. Ana teknike eshte e thjeshte dhe natyrisht eksperiencat nderkombetare jane tashme te njohura mjafton impenjimi i te dy paleve per ti dhene vendit nje ligj te domosdoshem qe krijon personalitetin e familjes dhe te gjithe shoqerise. Askush nuk do kerkoje me ndihma. Qeveria do ti kerkoje tregut te zbatoje detyrimet kontraktuale dhe natyrisht ne zonat e permbytura do ishin ekspertet e sigurimeve te cilet do te permbushnin detyrimet ndaj qytetareve.
A kane kompanite e sigurimit kapacitete per te perballuar fatura te tilla qe rrjedhin nga fatkeqesite natyrore
Patjeter qe po. Kjo eshte me shume pune menaxhimi sesa kapacitetesh financiare. Tregu me nje pool operon dhe kryen gjithe veprimtarine e sigurimeve. Nje pool i tille eshte i lehte te drejtohet pasi pergjegjesite jane te qarta per te gjithe operatoret e tregut. Tregu i sigurimeve ne Shqiperi eshte i ri i vogel por do thosha si dhe tregjet e tjera ai ka filluar tashme dhe po rritet shpejt sepse ka plot vend per tu zhvilluar. Aktualisht ky treg ka tashme investitore strategjike te cilet para 5 vjeteve i hapen rrugen investimeve te huaja. Ne kete menyre ishte UNIQA flamuri i pare i vendosur ne Shqiperi si nje nga lajmetaret e garancive te investimeve ne Shqiperi. Ky treg ka tashme eksperiencat dhe zoteron nivelet bashkekohore intelektuale dhe profesionale.
NERTILA MAHO