Hetimi i zgjedhjeve kthen votat e PS ne Parlament Rozeta Rapushi
Kuvendi miraton me 126 vota pro, shtyrjen e kerkeses se Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve. Kreu i grupit te PS, Gramoz Ruci tha se opozita pranon shtyrjen, por u shpreh skeptik per vullnetin e mazhorances per ngritjen e komisionit hetimor. Ndersa kreu i grupit PD, Astrit Patozi tha se ne daten 23 do te ngrihet komisioni per te carmatosur opoziten nga alibia e rreme e votave te grabitura. Me 23 dhjetor, ne seancen e fundit plenare, Kuvendi do te votoje per te ngritur apo jo Komisionin Hetimor Parlamentar, per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Me 126 vota pro dhe vetem tre kunder, qe cuditerisht ishin te opozites, Kuvendi vendosi dje shtyrjen e ngritjes se ketij komisioni, qe te enjten e ardhshme te votohet komisioni hetimor. Nje votim ne fakt qe pas shume kohesh, riktheu opoziten aktive ne nje proces te tille, sic eshte votimi elektronik. Megjithate jo te gjithe deputetet socialiste ishin dakord me nje vendim te tille. Deputetet Saimir Tahiri, Bashkim Fino dhe Dashamir Peza, votuan kunder caktimit te dates 23 dhjetor te votimit per komisionin hetimor. Ne qendrimin e saj, mazhoranca akuzoi opoziten se ajo e ka vonuar qellimisht deri me sot ngritjen e ketij hetimi. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha se me deshire dhe qellimisht, socialistet e kane shtyre me shume se nje vit e gjysme kete hetim. "Ne duam qe kjo kerkese te miratohet, ky komision te ngrihet, per nje arsye, qe ju te carmatoseni dhe te mos endeni si nje rrezik publik rrugeve te Shqiperise dhe te botes me nje pseudoakuze te vjedhjes se votes. Duam t'ju heqim alibine qe keni per zgjedhjet", tha Patozi, duke deklaruar se prej kohesh mazhoranca ka qene pro nje hetimi qe bazohet ne ligje dhe Kushtetute. Sipas tij, ajo qe ndodhi ne Shkoder, tregon se kutite u hapen dhe opozita mbeti brenda. "Keni nje muaj qe po mburreni me gjoja terheqjen nga fletet e votimit. Turpi juaj ky qe krenoheni me terheqjet. Kutite u hapen, ne nuk u larguam dhe as nuk kemi ndermend te largohemi, vizat nuk u mbyllen ne kuti, vizat u liberalizuan. Edi Rama nuk duhet te largohet po te rrije aty ku eshte, se eshte fati jone, ne ato pozita qe eshte. Nese do te jeni serioze, ky komision do te ngrihet dhe zgjedhjet do hetohen, por druaj se ju se doni", reagoi Patozi. Ai akuzoi se socialistet jane mbajtur gjate ne kete pseudoakuze dhe qellimisht e kane zvarritur hetimin. Patozi shtoi se gjate kohes qe PS bente greva te rreme urie, e endej rrugeve, mazhoranca punoi per realizimin e liberalizimit te vizave. "Zgjedhesit tuaj ju priten qe edhe keto 6 muajt e fundit, te benit ndonje pune te mire per vizat, por ju s'bete gje, po u moret me interesat tuaja personale", kritikoi Patozi. Sipas procedures, kerkesa e PS-se per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, do te shqyrtohet ne Komisionin e Ligjeve. Ky komision brenda dates 21 dhjetor do te perpiloje raportin per t'ia paraqitur me pas seances per votim ne 23 dhjetor. Dhe ku do te miratohet dhe varianti me i mundshmi, qe parashikon qe ne votimin e fundme, opozita te kete mazhorancen e votave ne Komision.