Poni: Vendoret bojkotues, para ligjit
Rozeta Rapushi
Qeveria do te ndeshkoje, te gjithe ata kryetare bashkish dhe komunash, ne rast se pas dates 5 dhjetor ashtu sic kane paralajmeruar, do te bojkotojne punen e tyre. Zevendes ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, tha dje prere se vendoret qe do te bojkotojne punen, sherbimet ndaj publikut, do te perballen me ligjin. "Qeveria do te vendose perpara ligjit, te gjithe ata drejtes vendore te opozites, ne rast se pas dates 5 dhjetor, do te protestojne duke bojkotuar sherbimet publike",-tha prere Poni. Sipas tij, zbatimi i skenarit te iniciuar nga kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht edhe i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk do te mund te kete ne asnje rast impaktin qe pretendon Rama. Numri dy i ministrise se Brendshme, tha prere se ekzekutivi do te frenoje "idete e cmendura", sic i quajti ai ato te Rames, per protesta masive dhe bojkote. "Une vazhdoj t'i quaj deklarata te cmendura. Shume larg realitetit dhe me teper deklarative dhe politike, se sa deklarata qe do t'i afrohen ndonjehere qendrueshmerise dhe cenimit te ligjit. Sapo ligji te cenohet, ne do ta vrojtojme dhe do te marrim masa", beri te qarte Poni. Kjo sipas tij, eshte edhe strategjia e ekzekutivit, per te mos lejuar cenimin e funksionimit te pushtetit lokal dhe detyrimet qe ka ndaj publikut, nepermjet bojkotit te punes. Nga ana tjeter, Poni duke diskutuar ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, edhe mbi projekt buxhetin per vitin 2010, akuzoi kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, se eshte ai qe po shperdoron gjithnje e me shume fondet publike. Sipas Ponit, Rama eshte i vetmi qe ka nje numer te ekzagjeruar stafi ne bashkine qe ai drejton, duke shperdoruar keshtu pa shkak fondet publike. Akuzat e zevendes ministrit Poni per Ramen, vijne ne nje kohe kur kreu socialist, dhe i bashkise kryesore ne vend, ka paralajmeruar protesta masive pas dates pese dhjetor, duke perfshire ketu edhe pushtetin vendor, ne rast se nuk plotesohen kushtet e opozites. Kushte qe konsistojne ne hapjen e kutive te votimit dhe ndryshimet ne ligjin per pushtetin lokal.