Bumci: "Edi Rama, ka shitur token tek parku "Rinia" 12 mije leke m2"
Deputeti demokrat, Aldo Bumci, akuzoi dje kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama, e ka shitur token tek parku "Rinia" me 12.000 leke m2. I shoqeruar dhe nga deputete te tjere te mazhorances, Bumci tha se Rama kunder cdo akti dhe norme ligjore, ka shitur jo pak por 1300 m2 toke publike. Ne nje kohe kur nuk eshte bashkia e Tiranes pronare e ketij trualli. "Nje akt i tille denohet moralisht edhe penalisht. Ne zoterojme dokumentacionin e plote, qe verteton nje shitje te tille nga Rama. Ketu kemi te bejme me nje vjedhje te paster, veprim prej hajduti nga ana e kreut te bashkise se Tiranes", akuzoi Bumci. Sipas tij, kreu socialist, eshte nje bandit qe vepron sipas nje klani te ngushte dhe po tenton te vjedhe cfare te munde si nje hajdut i babezitur. Veprimi i Rames, sipas deputetit demokrat duhet denuar penalisht, pasi nuk mund te shitet nje toke publike dhe aq me pak, nje toke qe vlen minimalisht 2000 euro m2, nuk mund te jepet per 12.000 leke m2.